Disa shprehi që ua përforcojnë shëndetin tuaj mendor - Business Magazine Albania

Disa shprehi që ua përforcojnë shëndetin tuaj mendor

shëndeti mendor

Një nga përcaktuesit për të korrur sukses dhe në fushën e udhëheqjes është forca mendore. Për të arritur përsosmëri në çdo fushë, keni nevojë për ambicie, përpjekje dhe disiplinë. Kjo do të thotë se duhet të jeni i gatshëm të punoni shumë dhe të vazhdoni edhe përballë betejave.

Këto janë disa nga shprehitë që iu ndihmojnë në këtë aspekt:

  • Jeni të gatshëm për të mësuar.

Ne jetojmë në epokën e informacionit, por jo të gjithë po i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ajo ofron për të mësuar. Njerëzit duhet ta shohin mësimin, jo si një proces të lodhshëm, por si një rutinë thelbësore për të zhvilluar personalitetin e tyre dhe shëndetin e tyre mendor. Ju duhet ta shikoni të mësuarit si një mënyrë për të përmirësuar veten dhe si një mënyrë për të përparuar në këtë botë shumë konkurruese. Ju mund ta arrini këtë me invenstim në trajnime, pjesëmarrje në konferenca, konveta, seminare, lexim të librave apo hulumtim në internet. Këto janë disa mundësi të jashtëzakonshme për të mësuar nga njerëzit që kanë përvojë dhe që kanë kaluar në sfida të tilla, siç kaloni edhe ju, me qëllim që të mos i bëni gabimet e njëjta.

  • Jeni të gatshëm të përshtateni.

Ndryshimi është një faktor i vazhdueshëm në jetë; duhet të mësosh që asgjë nuk mbetet njësoj. Duhet forca mendore të jetë fleksibël dhe të përshtatet ndaj rrethanave të ndryshme. Kështu që, më mirë mësoni të punoni drejt zgjidhjeve pa marrë parasysh ndryshimin e rrethanave.

  • Jepni pa pritur diçka në këmbim.

Është njeri i madh, ai, i cili jep diçka për tjetrin, pa pritur asgjë në këmbim. Kjo është vlerë e shtuar e juaja.

Lexo: Nutricionisti i Harvardit ndan 6 ushqimet më të mira për trurin: “Shumica e njerëzve nuk i hanë mjaftueshëm”

  • Mendoni jashtë kutisë.

Njerëzit mendërisht të fortë krijojnë shtigjet e tyre. Ndonjëherë ju duhet të jeni krijues dhe të mendoni jashtë kutisë për të arritur qëllimet tuaja – për të dalë nga zona juaj e rehatisë ose për të marrë një rrugë të panjohur. Ajo që është thelbësore është që të jeni të orientuar drejt zgjidhjes dhe t’i shihni problemet si mundësi.

  • Besoni në veten tuaj.

Nëse nuk besoni në veten tuaj, kush do ta bëjë tjetër? Nuk ka të bëjë me atë që të tjerët duhet të thonë për ju; është ajo që duhet të thuash për veten tënde. Të gjithë ne përballemi me sfida çdo ditë, por kur të jeni të vendosur për dëshirat tuaja, do të arrini gjërat që dëshironi më shumë.

  • Të jeni përgjegjës.

Sukseset dhe dështimet tuaja janë tek ju dhe tek askush tjetër. Edhe pse disa njerëz preferojnë të fajësojnë të tjerët, ju bëheni të fortë mendërisht duke pranuar gabime dhe duke marrë përgjegjësi për sfidat me të cilat përballeni.

  • Jeni i vetëdijshëm.

Pyetjet e duhura ofrojnë përgjigjet e duhura. Duhet forcë mendore për të kuptuar emocionet, pikat e forta dhe të dobëta. Vlerësimi i emocioneve tuaja dhe njohja e vetvetes mund t’ju ndihmojë të mbani një qëndrim të qetë edhe gjatë kohës së krizave.

Për të personalizuar trajnimin  për stafin e kompanisë tuaj, kontaktoni në:

sales@denisgafuri.com apo +383 49 893 693

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0