Disa mënyra për të dalë i fituar në çdo debat - Business Magazine Albania

Disa mënyra për të dalë i fituar në çdo debat

Nëse jeni pjesë e një komunieti të caktuar, padyshim që edhe debatet janë pjesë e pandashme e ditës tuaj. Këto debate mund të vijnë si rrjedhojë e një keqkuptimi, konkurrence apo dëshirës për të përformuar sa më mirë në punë.

Përgjithësisht, debati përfundon në ngritje zëri dhe hatërmbetje. Të bindësh personin që ke përballë që ajo që ti po i arsyeton është e drejtë, është shumë e vështirë. Ekzistojnë disa taktika që ju të arrini qëllimin e debatit, pra të arrini t’i mbushni mendjen për vërtetësinë e fakteve që i ofroni personit që keni përballë, dhe mbi të gjitha edhe të gëzoni respektin e tyre.

Përdorni këto mënyra për të dalë i fituar përballë një debati:

Tregoni se e kuptoni perspektivën e tij
Askujt nuk i pëlqen që t’i hidhen poshtë argumentat, apo të ndihet i injoruar. Nëse këmbëngulni në çdo gjë që thoni, atëherë personit përballë do t’i duket sikur keni interesa vetëm rreth pikpamjes tuaj dhe se opinion i tij nuk ju intereson aspak. Kjo gjë do t’i bëjë ata të mbyllen në vetvete dhe të mos e vazhdojnë më tej diskutimin. Jini të hapur dhe pyesni për çdo gjë që është e rëndësishme. Për shembull, “Pse ndihesh kështu?” “Jeni nxehur, pra unë kam të drejtë”?

Parafrazimi dhe pasqyrimi i ideve të tyre tregon gjithashtu mirëkuptimin tuaj. Ju mund të inkurajoni duke thënë “Nga ato që po dëgjoj, ju shqetësoheni sepse mendoni se nuk bëj punë të mjaftueshme në shtëpi. Është kjo e saktë?”

Mundohni të fokusoheni tek gjërat e përbashkëta
Nëse i jepni shkak personit përballë që të mendojë se po punoni për një zgjidhje të përbashkët, personi zakonisht do të ndihet më i prirur për të bashkëpunuar. Mos harroni, ju keni të paktën një gjë të përbashkët: Të dy dëshironi të merrni rrugën tuaj. Të pranosh këtë mund të të ndihmojë. Nëse i tregoni se keni mendje të përbashkëta dhe se dëshironi të punoni fort me ta për të marrë një zgjidhje, atëherë përveçse do të jeni më miqësor, do të jeni më tepër bashkëpunues.

Respekti është parësor
Veprimet jo të mirëmenduara, mund të bëjnë që të tjerët të humbasin respektin për ju dhe besueshmërinë gjithashtu. Nuk ka rëndësi sa të kundërta janë këndvështrimet tuaja ose sa të vjetra apo jashtë kohe janë ato; mbetet fakt se humbja e kontrollit do të dëmtojë përshtypjen e tyre për ju dhe vetërespektin tuaj. Asnjëherë mos gaboni të flisni ose të veproni në një mënyrë fyese ose ulëse vetëm, sepse dikush është më i ri ose më i papërvojë. Gjithsecili ka të drejtë që të shprehet lirshëm dhe madje të jetë i informuar gjatë gjithë kohës.

Mos kërkoni pse-në
Nëse keni një debat me dikë, ka më shumë të ngjarë të fitoni nëse mund t’i ndihmoni ata të shohin gabimet në arsyetimin e tyre, sesa nëse thjesht listoni arsyet se pse mendoni që ata janë gabim.

 Flisni me prova dhe jo “në ajër”
Si qenie njerëzore, ndikohemi shumë shpejt nga ajo që ndodh rreth nesh dhe sjelljet e atyre që na rrethojnë. Kemi edhe vetinë që nëse shumë njerëz kanë të njëjtin mendim, edhe ne do të mendojmë si ata sepse kështu mendon shumica, por jo gjithmonë shumica ka të drejtë.  Çdo individ duhet të besojë fort tek argumentat e tij dhe të jetë i bindur në atë se çfarë bën dhe thotë. Gjuha e trupit flet shumë. Nëse e përdorni atë në mënyrën e duhur, me shumë gjasa do të jeni fitues në çdo debat.

Powerful Mind

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0