Disa gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë para gjumit - Business Magazine Albania

Disa gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë para gjumit

Ndikimi që gjumi mund të ketë në jetën tuaj është shumë më i madh nga ç’mund ta mendoni. Prandaj duhet të kujdeseni për cilësinë e gjumit dhe për këtë mund t’ju ndihmojnë disa rituale para se të flini. Njerëzit e shëndetshëm dhe të suksesshëm e dinë se disa veprime të thjeshta i bëjnë të zgjohen të çlodhur dhe të gatshëm për të filluar ditën. Kjo është arsyeja pse ata bëjnë gjithmonë këto gjëra para se të flenë. Ç’duhet të bëni sipas tyre?
1. Vendosni një orar

Hapi i parë dhe më i mirë që mund të ndërmerrni për të pasur një gjumë të mirë është të vendosni një orar fiks gjumi dhe t’i përmbaheni – edhe gjatë fundjavave dhe festave. Për rezultatet më të mira, mos u përpiqni të luftoni ritmin tuaj personal. Disa njerëz janë të programuar të qëndrojnë zgjuar më vonë, të tjerë të zgjohen herët. Respektoni preferencat e trupit tuaj nëse është e mundur.

2. Kontrolloni dietën tuaj para gjumit

Ju nuk jeni krijuar për të tretur dhe për të fjetur në të njëjtën kohë, prandaj bëni çmos për t’u siguruar që ose ta hani herët darkën, ose të konsumoni ushqime më të lehta nëse do të hani më vonë.

3. Kujdes pijet

Pa dyshim që e dini se duhet të jeni të kujdesshëm për të mos konsumuar kafeinë vonë nëse doni të bëni një gjumë të mirë gjatë natës, por a e dini se alkooli gjithashtu mund t’ju shqetësojë gjumin? Ai mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur para gjumit, por do ta bëjë gjysmën e dytë të natës shumë herë më pak të qetë.

4. Fikni pajisjet

Drita blu e emetuar nga kompjuteri dhe pajisjet e tjera mund t’ju mbajë zgjuar, kështu që fikini ato një ose dy orë para gjumit (kjo do t’ju ndihmojë gjithashtu të pastroni mendjen nga shqetësimet e ditës përpara se të flini).

5. Kujdesuni për dhomën e gjumit

Mjedisi ideal i gjumit për trupin tuaj është i freskët, i errët dhe i qetë, kështu që bëni çmos për të eliminuar zhurmën dhe dritën nga dhoma e gjumit. Një shtrat i rehatshëm është gjithashtu pa dyshim thelbësor. Zgjidhni një dyshek dhe jastëk të mirë. Dhe nëse keni kafshë shtëpiake, sigurohuni që të mos flenë pranë shtratit tuaj nëse doni që përvoja e gjumit të jetë e mirë.

6. Reflektoni

Nënndërgjegjja juaj e gjumit është një mjet i fuqishëm që mund t’ju ndihmojë të merrni vendime të vështira dhe të ëndërroni ide novatore. Gjeni pak kohë për të shkruar, ose thjesht merrni pak çaste për të reflektuar mbi çështjet me të cilat po përballeni, ditën që ka kaluar ose shpresat për të nesërmen. Ose provoni një praktikë të thjeshtë meditimi. Cilëndo metodë të zgjidhni, qëllimi është të keni një mendje të qartë përpara se të shtriheni në shtrat.
Lexo: 5 arsye pse shkrimi i një libri është një lëvizje e zgjuar për sipërmarrësit

7. Bëj një ritual para gjumit

Trupi dhe mendja juaj kanë nevojë për një sinjal se është koha për të fjetur, kështu që kryeni një sërë veprimesh relaksuese çdo natë, të cilat veprojnë si çelësi juaj personal i fikjes. Leximi është i mirë, po ashtu edhe bërja e një dushi të nxehtë. Thjesht shmangni kontrollin e email-it apo punës para gjumit ose çdo aktivitet tjetër potencialisht stimulues ose stresues. Kjo mund të rrisë nivelet e kortizolit duke jua bërë më të vështirë për të fjetur.

8. Tërhiq muskujt

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse kaloni një pjesë të mirë të ditës të përkulur mbi një kompjuter, ose ndryshe në pozicione që ju lënë me shumë tension. Po ashtu, joga është një opsion shumë i mirë.

9. Mos u stresoni për afatet

Një orar i rregullt i gjumit është i shkëlqyer, por mos u bëni skllav i planit tuaj ose mos u stresoni nëse nuk jeni të përgjumur në kohën e duhur. Mundohuni të merreni pak më shumë me aktivitetet tuaja të preferuara relaksuese para gjumit. Çfarëdo që të bëni, mos u fiksoni me kalimin e kohës. inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0