Disa aftësi që çdo njeri duhet t'i mësojë në të 20-at e tij - Business Magazine Albania

Disa aftësi që çdo njeri duhet t’i mësojë në të 20-at e tij


Ju mund të mos jeni në shkollë më, por keni shumë gjëra për të mësuar para se të rriteni plotësisht.

Ç’ka do të thotë, se tani duhet t’i dilni zot vetes.

Më poshtë janë disa nga aftësitë që çdo 20 vjeçar duhet t’i perfeksionojë.

1. Si të jeni i ndershëm
Kur ju jeni vonë për një takim, ja lini fajin bllokimit në trafik apo vonesës së trenit.

Në vend të kësaj, vetëm kërkoni falje. Nuk duhet të jepni detaje. “E kisha planifikuar keq” është njëqind herë më mirë sesa të rrezikoni integritetin tuaj duke fajësuar trafikun.

2. Si të pranoni kritikat
Askujt nuk i pëlqen që t’i thonë se e ka gabim ose që mund ta bëjë në një mënyrë tjetër. Është e thjeshtë për të duruar kritikat e një personi ose thjesht injorojini plotësisht ato.

Megjithatë, Gupta thotë, “në mënyrë që të keni sukses në jetë ju duhet të pranoni kritikat dhe gjithmonë të përgjigjeni pozitivisht dhe kurrë mos mendoni keq për njerëzit që iu tregojnë gabimet tuaja.”

3. Si të veproni në raste refuzimi
Shumë njerëz përdorin 20-tat e tyre për të provuar përvoja të reja pune. Disa prej këtyre përpjekjeve do të funksionojnë dhe disa të tjera jo.

Sipas Joe Choi, Është një mundësi mjaft e mirë për të mësuar sesi të përballeni me refuzimin.
“Jeta është plot me sfida. Të 20 tuaja janë një kohë e mirë që të mësoni veten tuaj sesi të jeni mentalisht dhe emocionalisht elastikë për të përballuar gëzimet dhe vështirësitë që do të vijnë.”

4. Si të mësoni duke mos përdorur vetëm librat
Studimi nuk duhet të kufizohet në kohën tuaj në shkollë. Mësimi “mund të jetë kudo, në çdo kohë dhe me çdokënd”, shkruan Lenny Kho. “Mbajeni mendjen të hapur ndaj çdo gjëje.”

Ju duhet gjithmonë të kërkoni mënyra të reja për të zgjeruar mendjen tuaj. Lexoni libra, praktikoni gjuhët e huaja ose merrni mësime muzike – çfarëdo që iu pëlqen.

5. Si të negocioni
Autori James Altucher thekson rëndësinë e zhvillimit të aftësive negociuese.

Për shembull, kur ju jeni duke negociuar kushtet e një pune ju mund të pyesni menaxherin që po iu punëson, “A doni që unë të dështoj?” Përgjigja është, padyshim, jo – dhe që këtu, ju mund të filloni të nxisni atë për atë që ju duhet.

6. Si të dëgjoni pa folur
M. Malhan shkruan: “Duke e trajnuar veten të jeni një dëgjues i mirë dhe aktiv, ju do të jeni në gjendje të komunikoni në mënyrë më efikase dhe të zhvilloni marrëdhënie më të mira në jetë”.

7. Si të keni durim
Nuk ka dyshim se është e rëndësishme që të jeni ambicioz dhe të punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja. Steve Kobrin thotë: “Gjërat e mira thjesht nuk do të ndodhin brenda natës. Duhet kohë që ato të rriten dhe të kultivohen. Duhet shumë punë për këtë. Duhen bërë gabime dhe duhet mësuar prej tyre.”

 

burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0