Në datat 21-22 nëntor u mbajt evenimenti unik DigiGjakova një garë e cila me përkrahjen e komunës së Gjakovës synon të shfrytëzojë teknologjinë në shërbim të së mirës sociale.
Ceremonia e prezantimeve te punimeve konkludoi me përzgjedhjen e fituesve nga 15 ekipet pjesëmarrëse në DigiGjakova, një ngjarje e organizuar nga UNDP në partneritet me Komunën e Gjakovës dhe BONEVET.
Ekipet filluan punën nga e shtuna ne ora 12:00 e deri të dielën në ora 16:00, gjithesej 28 orë punë pa ndërprerë. Përkundër kushteve të vështira të krijuara për shkak të motit të keq, puna e të rinjve pjesëmarrës vijoi plot vullnet, pasion, e produktivitet maksimal.
Të gjitha ekipet bënë punë mjaft të mirë duke krijuar Pjesë e jurisë ishin: Mimoza Lila Kusari, Kryetare e Komunës së Gjakovës; Shqipe Neziri, Menaxhere projekti pranë SAEK; Arbër Leshi, Ekzekutiv Teknik pranë qendrës Bonevet dhe Enis Toçilla.
Fitues i kategorisë e-recruitment u shpall ekipi Dev Freaks përbërë nga tre anëtarë: Graniti, Albi, Blini.
Në kategorinë e-request triumfoi ekipi i Tropical përbërë nga Timuri, Elvarisi, Ardiani dhe Xhanseli.
Fituesit e kategorisë e-spending ishin ekipi i Krijon XXI përbërë nga Durimi dhe Gazmendi.
Ekipet e tjera pjesëmarrëse ishin: VisualTransparency, Jakovars, BITD Group, PikePresje, Ninxha, RGB, On Focus, Web Tech Team, Jakova, The Woodpeckers, Amar Syla & Argeta Morina dhe DataHuggers.
I gjithë ky konkurs u asistua vazhdimisht nga mentorë me eksperiencë si: Armend Vokshi, Blerta Thaqi, Dardan Krypa, Yll Ferizi, Hekuran Doli, Partin Imeri, Liridona Osmanaj dhe Ermal Berisha.
/PC World Albanian/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto

