Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë zhvillon trajnimin Kodi i Punës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë zhvillon trajnimin Kodi i Punës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të zhvillojë trajnimin me temë “Kodi i Punës”

Pjesëmarrësit do të jenë të aftë që në përfundim të trajnimit të kuptojnë dhe përdorin në punën e tyre: Ndërtimin e legjislacionit të punës, pjesët përbërëse të tij, të drejtat dhe detyrimet e palëve në një marrëdhënie pune, sanksionet ligjore të parashikuara në rast të shkeljes së ligjit, parandalimin dhe trajtimin e konflikteve individuale në punë, respektimin e ligjit në marrjen në punë dhe largimin nga puna të punëmarrësve, analizimin e kontratës individuale të punës ne aspektin praktik të saj, njohjen dhe përvetësimin e elementeve ligjore dhe praktike të pjesëve përbërëse të legjislacionit të punës si dhe elementet më të rëndësishëm ligjorë si dhe efektet e tyre lidhur me krijimin, funksionimin dhe zgjidhjen e marrëdhënies së punës/kontratës së punës individuale pa pasoja financiare apo ligjore.

Proceset e inspektimit të punës dhe rregullat mbi sigurinë dhe shëndetin në punë si dy nga proceset më të rëndësishme të mbikqyrjes së zbatimit të legjislacionit të punës.

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT
Një trajnim 2-ditor prej 4 orësh në ditë (nga16.00-20:00). Prezantime, diskutime në grup, punë në grup dhe prezantime nga grupet. Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesëmarrje me raste konkrete nga trajnuesit. Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.

KUSH JANË PËRFITUESIT
Përfituesit e trajnimit mund të jenë / janë juristë të shoqërive tregtare ose administratorë të tyre, persona fizikë, të cilët kanë numër të konsiderueshëm të punësuarish ose drejtues biznesesh të mesme, drejtues burimesh njerëzore, ekonomistë shoqërish tregtare, si dhe studentë apo të diplomuar në fushën e drejtësisë apo ekonomikut për të krijuar një këndvështrim praktik mbi legjislacionin e punës dhe zbatimin e tij në praktikë.

METODOLOGJIA

Dita e parë (1)
1. Përbërja dhe rëndësia e legjislacionit të punës në praktikë.
2. Aspekte ligjore të ndërtimit të marrëdhënies së punës (kompani-punonjës).
3. Mbikqyrja e legjislacionit të punës dhe pasojat e shkeljes së tij.
4. Inspektimi i punës dhe siguria dhe shëndeti në punë.
(Raste praktike, shembuj dhe diskutime).

Dita e dytë (2)
1. Aspekte ligjore dhe praktike të lidhjes së kontratës së punës.
2. Procedura dhe dokumentacioni për zgjdhjen e kontratës individuale të punës.
3. Elementët e rëndësishëm të përbërjes së kontratave individuale.
4. Afatet dhe kohëzgajtja e kontratave individuale të punës.
(Raste praktike, shembuj dhe diskutime).

LEKTOR: Ledio Milkani (Avokat & Konsulent Ligjor per Shoqëritë Tregtare)
Ledio Milkani, themeluesi dhe administratori i “Praktikë Juridike” ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit i diplomuar si MSC per Shkenca Juridike. Ka punuar si ekspert ligjor dhe i marrëdhënieve të punës në administratën publike. Ka punuar në disa institucione qëndrore (mes tyre Ministria e Punës,).

Ka qenë pjesë e shërbimit civil, anëtar i komisioneve, komiteteve, bordeve dhe grupeve të ndryshme të punës për përgatitjen dhe zbatimin e legjsialcionit shqiptar në fushën e punës, punësimit dhe formimit profesional, inspektimit të punës, legjislacionit për të huajt, për agjencitë private të punësimit, konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Legjislacionit të Bashkimit Evropian, Kartës Sociale Europiane, Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, Konventës e OKB për shitjen ndërkombëtare të mallrave, legjislacionit te sigurimeve, pensioneve private, etj.

Ka qene anëtar i grupit negociator për nënshkrimin e MSA (Marrëveshjes së Stabilizimim Asociimit) nga viti 2003-2006 për (Kapitullin e Ceshtjeve Sociale dhe Marrëdhëniet e Punës). Trajner i certifikuar nga ITAP (Instituti i Trajnimit të Administratës Publike sot (ASPA). Përgatitës dhe trajner i certifikuar nga ITAP në Trajnimin e Përgjithshëm te Niveleve të Larta Drejtues të Administratës Publike 2004-2005.

Avokat i licensuar që nga viti 2006 dhe ka ushtruar veprimtarinë si Këshilltar Ligjor & Biznesi, për shoqëri tregtare të ndryshme, ka qene ekspert ligjor i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë si dhe organizatave të ndryshme të punëdhënësve dhe organizatave të ndryshme sindikale. Ka qënë pjesë e bordeve drejtuese në shoqëri të ndryshme tregtare, drejtues në departamente ligjore etj.

Aktualisht eshte themelues dhe Administrator i “Praktike Juridike” Kompani trajnimesh ligjore per juriste, Partner pranë Zyrës Ligjore Damiani & Partners shpk dhe Drejtues i Departamentit Ligjor pranë shoqërisë KADIU sha dhe “Kadiu Grup”.

PAGESA
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 8500 lekë, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.
Per t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit duke klikuar këtu.

Afati i fundit i aplikimit është data 26 qershor 2020.
Për më shumë informacion mund të kontaktoni Adela Myftari:
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: adela_myftari@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0