Dhoma Amerikane, Forum Biznesi: Doganat dhe Sipërmarrja në 2025 - Business Magazine Albania

Dhoma Amerikane, Forum Biznesi: Doganat dhe Sipërmarrja në 2025

Dhoma Amerikane, Forum Biznesi: Doganat dhe Sipërmarrja në 2025
~4 minuta lexim

Dhoma Amerikane ka respektuar traditën e fillimit të vitit me organizimin e Forumit të Biznesit me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave duke zhvilluar edhe më tej një dialog të filluar para shumë vitesh, falë të cilit janë diskutuar në vite shumë çështje që prekin aktivitetin e biznesit.

Presidenti i Dhomës Amerikane Z. Grant Van Cleve ka falenderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Z. Genti Gazheli për disponibilitetin që shfaq si institucion për t’iu përgjigjur interesit dhe pyetjeve të biznesit, duke dhënë shembuj të transparencës dhe përgjegjësisë publike. Ky raport pozitiv pune është reflektuar edhe në Indeksin e Biznesit dhe siç u shpreh Drejtori Ekzekutiv Z. Neritan Mullaj, ”ky bashkëpunim ka sjellë rezultate dhe kjo është reflektuar edhe në vlerësimin pozitiv për disa vite rresht për doganat në Indeksin e Biznesit nga ana e anëtarëve”.

Të njëjtën gjë ka vënë në dukje edhe Drejtori i Përgjithshëm Z. Genti Gazheli i cili e konsideron biznesin si një pasqyrë ku administrata doganore sheh veten dhe takimi i rradhës me AmCham vjen në  kohën kur doganat kanë digjitalizuar 100 për qind shërbimet doganore duke vendosur një stad tjetër të marrëdhënieve Dogana-Biznes.

Takimi ishte një mundësi e mirë për Kryetaren e Komitetit të Taksave dhe Doganave, Znj. Alketa Uruçi, për të sjellë në vëmendje disa çështje të adresuara nga anëtarët e Dhomës Amerikane. Aplikimi i çmimeve të referencës u diskutua edhe këtë vit. Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave u sqarua se në mbi 97% të importeve merret për bazë vlera e transaksionit (fatura) për vlerësimin doganor dhe vetëm për mallrat e bursës dhe ato me origjinë nga Kina ka ndërhyrje për të siguruar konkurrencën e ndershme në treg si një nga objektivat kryesore të doganës shqiptare.

Lexo edhe:Dhoma Amerikane e Tregtisë na njeh me nismat më të reja të marra prej saj

Rritja e ndërveprimit të sistemit të doganës me institucionet e tjera si AKU, Ministria e Shëndetësisë me qëllim zvogëlimin e kohës së qëndrimit të mallrave në doganë u bë gjithashtu pjesë e diskutimit në takim. Gjithashtu, drejtuesit e administratës doganore dhe të AmCham kanë inkurajuar anëtarët e Dhomës Amerikane të aplikojnë për statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar si dhe për marrjen e autorizimeve për kryerjen e deklarimeve të thjeshtëzuara duke lehtësuar procedurat doganore .

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave ka informuar anëtarët gjatë takimit mbi prioritetet e administratës që drejton.  “Në mënyrë të veçantë, fokusi ynë ka qenë dhe mbetet te zhvillimet e Teknologjisë së Informacionit dhe në bashkëpunim me AKSHI-n dhe UNCTAD që ofron sistemin ASYCUDA World, kemi modernizuar dhe digjitalizuar totalisht shërbimet doganore shqiptare. Risia e vitit 2025 do të jetë sërish drejt përdorimit të Inteligjencës Artificiale dhe operacionet data-driven për analizën e riskut, zbatimin e legjislacionit për të siguruar jo vetëm të ardhurat në buxhet, por dhe kufijtë nga fenomenet e paligjshme, për të siguruar konkurrencën e ndershme dhe mbështetjen e zhvillimit të ekonomisë,” deklaroi më tej ai. Takimi i ka dhënë mundësinë anëtarëve të Dhomës të flasin drejtpërdrejt me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave dhe stafin e tij teknik dhe të shkëmbejnë mendime mbi mënyrën e  funksionimit të punës në dogana.

amcham

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0