Det i trazuar komunikimi kryeministror - Business Magazine Albania

Det i trazuar komunikimi kryeministror

det i trazuar

Shkroi: Silvana Xheka

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përdor paralelisht disa kanale të ndryshme komunikimi digjital. Secili kanal arrin segmente të ndryshme të audiencës lokale dhe ndërkombëtare dhe ka gjithashtu ndërveprim specifik me ta.

Në vijim të tragjedisë apo krimit kombëtar, humbjes së jetës të një fëmije brigjeve të pasigurta shqiptare, kryeministri komunikoi në kanalin parësor facebook vetëm lajme të ëmbla suksesi, në disa komunikime radhazi.

Kjo strategji reduktoi pjesërisht përmbytjen masive me komente rreth çështjes në fjalë dhe i dha dorë të balaconte sentimentin negativ me atë pozitiv, me ndihmën e mbështetësve besnikë dhe kompanive të paguara. Për më tepër, u parandalua rreziku i asocimit të figurës së kryeministrit me tragjedinë/krimin, dhe mbetjes së këtij asocimi në historinë digjitale. Komentet e mbetura mund të pastrohen ose filtrohen në një moment të dytë nga ekipi kryeministror, sikurse ka ndodhur më herët.

Reagimi zyrtar rreth tragjedisë u komunikua vetëm në kanalin e Twitter me audiencë elitare ose ndërkombëtare, por shumë pak i rrahur nga segmenti i prekur nga tragjedia, të cilit ky mesazh i drejtohej.

Me shpërndarjen më tej në media, u krijua një hendek, një hallkë sigurie, një distancë më shumë, mes kryeministrit dhe indinjatës publike.

Situatat e krizës kërkojnë nga ekspertët e komunikimit dhe PR-it vendimarrje të vështira, ku zgjidhja është thjesht e keqja më e vogël. Në kazusin tonë kombëtar, ekipi kryeministror vlerësoi si të keqen më të vogël indinjatën publike për “fshehjen” e kryeministrit, dredhitë në komunikim dhe mosmarrjen e përgjegjësisë përballë audiencës së tij të rregullt, në kanalin parësor. Kjo indinjatë edhe mund ta detyrojë kryeministrin të ndërrojë strategji në një moment të dytë me vëmendje disi të fashitur, pa ia hequr vlerat zgjedhjes së parë.

Në kohë krize në kompanitë tuaja, rikujtoni këtë kazus kaq familjar për secilin prej nesh sot. Përjetimi personal i gjithsecilit shërben si një lloj busull në det të trazuar. Sa kushton përballja dhe marrja e përgjegjësisë? Sa fitojmë nga mjegullimi dhe shpërqëndrimi i vëmendjes?

Si studjuese e audiencave masive, nuk pozicionohem për strategjinë e duhur pa një studim të thelluar që vlerëson dëmet afatshkurtra dhe afatgjata në imazh; ndoshta kryeministri ka zgjedhur strategjinë e duhur për interesat e tij të mbajtjes së pushtetit. Individualisht, interesat e e mia si qytetare dhe ato të kryeministrit bien ndesh, kryekëput, sot e mot.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0