Kështu fillon mëngjesi im në orën 5 të mëngjesit.
Pse çokollatë? Për të shkruar?
Unë jam një trajnere e trurit, nutricioniste e trurit, performancës së trurit, eksperte e produktivitetit të trurit që lehtëson fokusin, vëmendjen, kreativitetin, motivimin, nxitjen dhe rrjedhën e gjendjeve mendore për të ndihmuar klientët e mi të hyjnë në “zonë”. Zona ku humbasim gjurmët e kohës dhe bëjmë punën tonë më të mirë, ku japim rezultatet tona më të mira dhe ku kemi një shans shumë më të madh për të dalë me risitë që ndryshojnë botën dhe do të bëhemi të njohur për brezat në të ardhmen.
Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për faktin se çdo gjendje shpirtërore ka gjurmë biokimike dhe kimike të trurit. Ne kemi disa molekula që qarkullojnë në trurin dhe gjakun tonë në çdo gjendje mendore që përjetojmë.
Pjesa më e lezetshme? Ne mund t’i modulojmë ato kimikate që qarkullojnë nëpërmjet të ushqyerit, mënyrës së jetesës, mjedisit dhe sjelljes.
Çokollatë në mendjen tuaj
Në një nivel molekular, gjendja e rrjedhës ka një nënshkrim të shprehur në pesë kimikate kyçe të trurit – norepinefrinë, dopaminë, anandamide, serotonin dhe endorfinë. Sa herë që hyjmë në këtë zonë të magjisë, ku momentet inovative ndodhin me një ritëm shumë më të lartë, truri ynë mbushet me këto kimikate.
Çokollata është një nga pak ushqimet që stimulon të pesë kimikatet e trurit. Ai ose ka blloqet ndërtuese për këto kimikate, ose e bën trurin tonë të krijojë më shumë prej tyre për shkak të qindra fitokimikave që përmban çokollata, ose përbërjet e çokollatës ndihmojnë që kimikatet që rrjedhin të qëndrojnë në tru për më gjatë – të gjitha rrugët efekteve se çfarë prodhon çokollata nuk janë ende të qarta.
Çokollata është një (dhe në thelb e vetmja, përveç tartufit të zi) nga burimet më të pasura të asaj që studiuesit e quajnë “molekula e lumturisë” – anandamidi. Truri ynë krijon natyrshëm shumë anandamide kur jemi në gjendje krijuese. Duke ngrënë çokollatë ne mund të rrisim qëllimisht nivelet e kësaj molekule të lumturisë. Çokollata gjithashtu ka përbërës që e bëjnë lumturinë të qëndrojë më gjatë.
Meqë ra fjala, anandamidi lidhet me të njëjtët receptorë si përbërësit aktivë të marihuanës. Receptorët që janë të pranishëm jo vetëm në tru, por në të gjithë trupin tonë dhe janë pjesë e sistemit endokannabinoid që redukton ankthin, ndihmon trupin dhe mendjen tonë të përballojë stresin dhe prodhon ndjenja lumturie dhe kënaqësie. Anandamidi ndikon në kujtesën tonë, gjumin, oreksin dhe receptorët e dhimbjes, ndër procese të tjera të rëndësishme.
Një përfitim tjetër i madh i çokollatës është rritja e qarkullimit të gjakut në tru, e lidhur me çdo gjendje të performancës së lartë, trurit dhe shëndetit më të mirë mendor, parandalimit të rënies konjiktive, formimit të kujtesës dhe aftësive të të mësuarit.
Produktiviteti dhe çokollata
Edhe pse shumë sipërmarrës, performues të lartë, drejtues dhe udhëheqës novatorë janë të njohur për kërkimin e nootropikëve dhe substancave inteligjente të drogës për të rritur kapacitetet e tyre konjiktive, jo shumë janë të njohur për dashurinë e tyre për çokollatën.
Shumica e nootropikëve dhe substancave që përmirësojnë trurin në dispozicion janë një gabim, jo një benefit. Medikamentet që njerëzit përdorin për t’u marrë me ADHD-në, mjegullën e trurit, shpërqëndrimet dhe ankthin kanë efekte anësore serioze. E megjithatë çokollata, një substancë psikoaktive që ka provuar efektin e rritjes së trurit, në pjesën më të madhe është harruar dhe lënë pas dore. Pjesërisht fajësojmë për këtë industrinë e ëmbëlsirave, e cila i ka grabitur mirësinë e trurit të çokollatës së vërtetë.
Në studime të caktuara, çokollata është gjetur të ketë efekte të rëndësishme pozitive në shumë gjendje të trurit, faktorët e shëndetit të trurit, performancën konjiktive, kujtesën, mësimin, parandalimin e rënies konjiktive dhe madje edhe rritjen e shëndetit të zorrëve si një substancë prebiotike.
Lloji i çokollatës që prodhon më shumë përfitime është 75-85% kakao – sa më e lartë të jetë përqindja, aq më mirë funksionon. Në Shtetet e Bashkuara, kërkesa minimale që çdo gjë të konsiderohet çokollatë është 10% kakao; në BE 25%; dhe në Mbretërinë e Bashkuar 20-24% (për çokollatën me qumësht). Kokrrat e kakaos janë të shtrenjta, kjo është arsyeja pse shumë prodhues karamelesh përpiqen të minimizojnë koston e produktit duke përdorur më pak. I gjithë sheqeri dhe shtesat e tjera jo ushqimore e bëjnë atë një katastrofë të trurit, jo një nxitës të trurit.
Një përforcues çokollate për seancën e hedhjes së ideve të ardhshme të ekipit tuaj
Kur i ndihmoj kompanitë të krijojnë një përvojë më të mirë të “brainstorming” dhe të nxisin kulturën e inovacionit, unë rekomandoj gjithmonë përfshirjen e çokollatës së zezë në proces për shkak të të gjithë historisë së lartpërmendur dhe të dhënave kërkimore.
Nëse keni një hapësirë të dedikuar për brainstorming në grup ose aktivitete inovative, vendosni pak çokollatë të zezë në hyrje me një poster mbi përfitimet e trurit të saj. Keni një sesion Zoom të orientuar drejt zgjidhjeve të problemeve me ekipin tuaj? Po sikur t’i dërgoni të gjithëve pak çokollatë të zezë para seancës?
Varet nga ju se çfarë të bëni me këtë informacion: Mund ta shpërfillni, të mos i besoni dhe ta konsideroni si jo thelbësor, ose mund të provoni diçka që është përdorur nga njerëzit për mijëra vjet. Provojeni atë dhe shikoni se çfarë ndodh.
Çdo gjendje e trurit kushtëzohet nga një grumbull molekulash që qarkullojnë në trurin tonë në çdo moment të caktuar kohor. Ju mund të prisni për momentet me fat kur elementët kimikë bashkohen “natyrshëm” për të prodhuar gjendjen e pakapshme të rrjedhës që ne shpesh dëshirojmë, ose mund të projektoni për të. Dhe, a na duhet vërtet një arsye tjetër për të ngrënë më shumë çokollatë?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.