Deputetët ankohen për shpejtësinë e internetit. AKEP premton: do të rishikojnë kontratat

Deputetët ankohen për shpejtësinë e internetit. AKEP premton: do të rishikojnë kontratat


Shpejtësia e internetit në telefonin tuaj shpesh mund t’ju ketë mërzitur por asnjëherë nuk keni arritur të merrni një përgjigje në pikat e shitjes së kompanive të telefonisë.

Fati juaj është që këtë shqetësim e kanë përjetuar edhe deputetët, zëri i të cilëve është lehtësisht më i dëgjueshëm. Nisur nga përvoja e tyre, deputetët në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, janë ankuar para kreut të Autoritetit të Komunikimeve Elekronike dhe Postare Ilir Zela. Ai ndodhej aty për të raportuar për aktivitetin e Autoritetit gjatë vitit 2017.

I ‘mbërthyer’ kësaj radhe nga deputet, z. Zela, premtoi nxitjen e kompanive për të rishikuar  kontratat në këtë drejtim.

Po rai theksoi, se një nga problemet e ofrimit të shërbimit me cilësi në të gjithë vendin, është mungesa e mbulimit të plotë me internet. Për këtë, Zela tha se kompanitë duhet të bëjnë më shumë investime për të ngritur kulla që që do të mundësojnë shërbimin e internetit.

Për qytetarët, tarifat që pritet të ulen në të ardhmen, sipas planeve të AKEP, janë ato në roaming. Përsa u përket tarifave të tjera, Autoriteti I Komunikimeve Elektronike, vlerëson se nuk janë të larta.

Ju mund të lexoni edhe: AKEP: paketat 28 ditore të telefonisë të paligjshme. Dy kompanitë kanë afat deri me 1 qershor të kalojnë në 30 ditë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0