Dënohet kompania Telemetrix, manipulonte matjen e audiencës së televizioneve - Business Magazine Albania

Dënohet kompania Telemetrix, manipulonte matjen e audiencës së televizioneve

Top Channel ka fituar betejën ligjore gati dy vjeçare me “Telemetrix”, kompaninë fantazmë të matjes së audiencës televizive në Shqipëri. Sipas vendimit, gjykata e shkallës së parë ndalon kategorikisht këtë kompani të masë audiencën televizive të Top Channel dhe të Vizion Plus. Gjithashtu, gjykata ka vendosur që “Telemetrix” do të dëmshpërblejë me një shumë të konsiderueshme Top Channel për dëmin e shkaktuar si dhe do të paguajë të gjitha shpenzimet gjyqësore.

Vendimi i gjykatës i jep fund kështu një abuzimi të gjatë për audiencën televizive në Shqipëri që bëhej mbi të dhëna të paplota dhe të manipuluara nga “Telemetrix”. Gjatë gjithë gjykimit “Telemetrix” nuk demonstroi dhe nuk tregoi në asnjë moment sesi realizonte matjen e audiencës televizive në vend.

Kjo kompani, në mënyrë të njëanshme, të paplotë, të pasaktë dhe pa logjistikën e duhur, nxirrte raporte me të dhëna rreth audiencës televizive të Top Channel. Kompania “Telemetrix”, një nga dy kompanitë që mat audiencën me aparatura të pa kontrolluara dhe akredituara nga organet shtetërore, vazhdonte të maste audiencën e Top Channel, megjithëse Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit urdhëroi pezullimin e matjes.

Kambanën e alarmit për pabesueshmërinë e kësaj kompanie e ka ngritur edhe një raporti i Këshillit të Europës që thotë se ka dyshime se Telemetrix mund të manipulojnë qëllimisht të dhënat kundrejt pagesave. Studimi, i kryer nga një prej ekspertëve më të njohur në botë të kësaj fushe, ka dalë në përfundimin se kompanitë që masin audiencën televizive në Shqipëri, përdorin sisteme me kufizime të mëdha dhe nxjerrin të dhëna me besueshmëri të ulët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0