Denis Gafuri organizon konventën “Suksesi është qëllimi yt”

Denis Gafuri organizon konventën “Suksesi është qëllimi yt”


Denis Gafuri, Trajner Shitjesh, po organizon KONVENTËN E II-TË PËR MENAXHERËT E SHITJES, me titull “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”.  Mësoni si të bëni shitje inteligjente në konferencën e datës 1 Nëntor 2019 në Hotel VENUS, Prishtinë. Ka filluar aplikimi për regjistrime për shitje dhe marketing. Konventa e II-të për menaxherët e shitjes, ka ende oferta për këdo që dëshiron të bëhet pjesë e saj.

Edhe këtë vit do të ketë folës nga Sllovenia, Britania e Madhe, Zvicra, Shqipëria, si dhe shumë sipërmarrës dhe ekspertë të suksesshëm vendorë. Denis Gafuri, së bashku me folësit mysafir, do të ndajnë eksperiencat dhe do të diskutojnë për qasjen drejt të ardhmes me shitje kreative si dhe me këshilla për sukses në karrierë.

Lexo: AllWeb Albania 2019 prezanton folësit e rinj, Kirsten Jassies, Henry Leerentveld dhe Granit Doshlaku

Mysafirët dhe njëkohësisht folësit do të jenë:

  • Denis Gafuri /Kosovë)- Master trajner i shitjes, Folës Motivues | Konsulent |Ndërmarrës
  • Bruno Augustoni /Zvicër, Trajner ndërkombëtar për shitje dhe komunikim
  • Jordan Berginc PHD/Slloveni: Trajner dhe këshilltar ndërkombëtar
  • Fatmir Zymberi /Kosovë- themelues i disa kompanive të suksesshmë në Kosovë si JYSK, Scan Color, KFC
  • Mirela Sula /Britania e Madhe themeluese e GLOBAL WOMAN
  • Prof. Ass.Dr. Shaip V. Bytyçi /Kosovë- Dekan i Fakultetit Ekonomik Kolegji AAB, Ekspert ekonomiko – financia, Profesor i angazhuar në Universitetin e  Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, pronar i kompanisë Konsulenca
  • Alketa Vejsiu /Shqipëri, Producente, skenariste dhe prezantuese, themeluese e Class Make Up, Class Photography, Class Dress dhe revista Class
  • Ermal Mamaqi /Shqipëri, Producent, ndërmarrës dhe themelues i “Ami Events”
  • Tamer Ibrahimi /Kosovë – është drejtor i marketingut ATALNTIC GROUP
  • Ardian Hoxha /Kosovë, është themelues e ASK, DUPLEX Premium, Albafone, Green & Protein, Glam Radio, Travel Mate, and SushiCo
  • Eglent Bici / Shqipëri Sipërmarrës, Investor në Real Estate dhe themelues Mei Raality, Folës Motivues
  • Diola Dosti /Kosovë –Shqipëri, është PhDc në Nutrition /Food science. CEO e linjës se kozmetikës biologjike Dbotanical si dhe platformës online “Mësimet e Diolës”, si dhe  Lektore e lëndës së Nutricionit pranë University of Business and Technology dhe Institutit Kulinar Neranxi.

Ky event u vlen: menaxherëve, punonjësve të të gjitha niveleve në shitje, sipërmarrësve, pronarëve të kompanive, drejtorëve ekzekutivë, përgjegjësve të marketingut, menaxherëve të shërbimit, klientëve dhe udhëheqësve të ekipit. Programi përmban momente pushimi për kafe, drekë, kohë për zbavitje, sfida, diskutime bashkëpunuese, rrjetëzim, etj.

Lexo: AllWeb, konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital, ka nisur përgatitjet për edicionin e saj të katërt

Një eksperiencë e jashtëzakonshme me 12 profesionistë të shitjes. Kjo ditë është mundësia e gjithësecilit të mësojë më shumë mbi shitjet dhe strategjitë e suksesit nga ndërmarrësit e saj. Investimi në rritjen personale cilësohet si investim me kthimin më të mirë.

Oferta me çmim special do të jetë deri me 15.10.2019.

  • Oferta 1 /Një Pjesëmarrës: Çmimi për një pjesëmarrës 165Є me 40% zbritje çmimi për këtë ofertë del 99Є.
  • Oferta 2 /2-3 Pjesëmarrës: Çmimi për 2-3 pjesëmarrës 165Є, me 45% zbritje çmimi për person del 90Є.
  • Oferta 3  /4-6 Pjesëmarrës: Çmimi për 4-6 pjesëmarrës 165Є, me 50% zbritje çmimi për person del 82Є.
  • Oferta 4 /7+ Pjesëmarrës: Çmimi për  7+ pjesëmarrës është 165Є, me 55% zbritje çmimi për person del 74Є.

(Në këtë çmim përfshihet pjesëmarrja ditore, dreka, kafet, materiali punues si dhe certifikimi).

Gjuha e punës është shqip dhe anglisht (me përkthim simultan).

Për rezervime, pyetje apo informacione të tjera kontaktoni në salesconvention111@gmail.com apo edhe përmes numri të telefonit +383 45 510 005 (08:00 – 16:00).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0