Denaj: Bizneset me xhiro deri 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim-fitim këtë vit - Business Magazine Albania

Denaj: Bizneset me xhiro deri 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim-fitim këtë vit

Denaj

Disa kategori biznesi do të lehtësohen përmes mospagesës apo shtyrjes së kësteve të tatim-fitimit. Ligji ka kaluar tashmë në Kuvend.

Ministrja e Financave, Anila Denaj theksoi gjatë fjalës së saj në Kuvend kategoritë që do të përfitojnë.

Për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë këstet e parapagimeve të tatim fitimit të vitit 2020 nuk do të paguhen për këtë vit. Për bizneset me qarkullim vjetor mbi 14 milionë lekë, kështet do të shtyhen për të njëjtën periudhë të vitit të ardhshëm.

Lexo:COVID-19, Rimbyllen plazhet evropiane për shkak të mbipopullimit

Përjashtohen nga shtyrja: biznese e sistemit bankar, telekomunikcion, tregti e produkteve farmaceutike, produkte ushqimore dhe fruta perime. kestet e tatim fitimit per periudhen tatimore prill-dhjetor 2020 për bizneset e turizmit, përpunimit aktiv me materiale porozitesi dhe call center nuk do të parapaguajnë për 2020 por në të njëjtën periudhë të 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0