Denaj: 90% e bizneseve 0 taksë dhe emigranti që investon në Shqipëri ka 5000 euro grant - Business Magazine Albania

Denaj: 90% e bizneseve 0 taksë dhe emigranti që investon në Shqipëri ka 5000 euro grant

taksë

Ministrja e Financave, Anila Denaj gjatw prezantimit tw programit ekonomik pwr vitet nw vijim ka theksuar se qeveria po shqyrton  një ligj të ri, i cili synon të nxisë idetë inovatore.  Sipas Denajt, në mandatin e tretë qeveria synon të vijojë të nxisë sipërmarrjen e të rinjve dhe të mbështesë emigrantët që dëshirojnë të investojnë në vendin tonë. Për këta të fundit, ministrja tha se do të ketë një mbështetje prej 5 mijë eurosh në formë grati.

“Sot kemi në diskutim një ligj të ri të start up-eve në fushën e inovacionit me objektiv të qartë nxitjen e ideve inovatore dhe zero taksa për 2 vitet e para. Në programin tonë ekonomik në mandatin e tretë, vijojmë të nxisim sipërmarrjen e të rinjve. Fondi i mbështetjes për sipërmarrjet e reja startup do të pesëfishohet. Do të mbështesim emigrantët, të cilët do të transferojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në Shqipëri, përmes 5 mijë mbështetje në formë granti për çdo biznes të nisur nga një emigrant i kthyer”.

Lexo: Kryeministri Rama: Borxhi i lartë publik nuk përbën rrezik

Zero taksë për 90% të bizneseve duke nisur nga 1 Janari

Në mandatin të tretë, qeveria synon që të vazhdojë mbështetjen nga biznesit. Ministrja Denaj tha se duke nisur nga 1 Janari, 90 % e bizneseve do të paguajnë zero taksë, rimbursimi i TVSH-së deri në 2023 do të jetë automatik dhe pagesa e taksave do të jetë vetëm dixhitale.

“Në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë të mbështetim dhe më tej biznesin. Prej 1 Janarit të këtij viti 90 përqind e bizneseve shqiptare do të paguajnë 0 taksa dhe inspektorët do të jenë një e shkuar për biznesin e vogël. Prej 1 Janarit të vitit 2023 rimbursimi i TVSH do të jetë automatik. Do të bashkojmë apelin tatimor dhe doganor në një dritare të vetme. Pagesat e taksave për të gjithë do të jetë vetëm dixhitale. Vizioni i Partisë Socialiste drejt dixzhitalizimit të ekonomisë sot është më i prekshëm”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0