Del protokolli për zhvillimin e mësimit në universitete - Business Magazine Albania

Del protokolli për zhvillimin e mësimit në universitete

Universiteti i Tiranës ka zbardhur rregulloren për vijimin e mësimit në universitete gjatë kësaj periudhe që jemi të përfshirë nga Covid-19, por dhe gjatë gjithë periudhës që do të zgjasë kjo pandemi. Universiteti do të hapë dyert më 2 nëntor dhe një ndër rregullat kryesore është mbajtja e maskës mbrojtëse si dhe mbajtja e distancës 1.5 – 2 m.

Rregullorja parashikon që kur një student ose pedagog del me COVID-19, grupi do të vijojë me mësim online për 14 ditë. Universitetet do të kenë vetëm një hyrje dhe një dalje. Sipas rregullores së UT-së, në hyrje të universiteteve do të afishohen masat e parashikuara në këtë rregullore si dhe postera për masat e higjienës dhe mbrojtjen nga virusi. Takimet, mbledhjet dhe aktivitetet në mjediset e Universitetit të Tiranës do të zhvillohen vetëm duke respektuar masat mbrojtëse të përcaktuara.

Studentët me shenja të sëmundjes dhe personeli akademik, ndihmësakademik dhe administrativ këshillohen të qëndrojnë në shtëpi. Kur mësimi zhvillohet në auditor, në rastet kur një person (student, personel akademik, personel ndihmës administrativ/administrativ) rezulton i prekur me infeksion Covid-19, personat që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të në institucion (kanë ndenjur pranë tij, kanë shkëmbyer materiale), do të vetëkarantinohen.

LEXO: Universitetet do të fillojnë mësim më 2 nëntor

Lëvizja e studentëve në auditorë, laboratorë dhe nëpër korridore, duhet të jetë e përcaktuar në mënyrë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të studentëve si dhe nuk lejohen qëndrimet në korridore. Studentët, personeli akademik dhe administrativ duhet të dezinfektojnë duart gjatë hyrjes/daljes në/nga auditori, laboratori, zyra, tualete duke përdorur dezinfektantët në katin përkatës.

Sipas rregullores së UT-së, dezinfektimi i çdo auditori dhe zyre do të kryhet çdo ditë. Ndërkohë, në rastet kur nuk është e mundur sipërfaqja e mjaftueshme për distancim fizik për personelin administrativ për të zhvilluar veprimtarinë e tij, lejohet puna në distancë. Njësia kryesore do të përcaktojë në mënyrë të detajuar grafikun e punonjësve që do të punojnë në ambientet e institucionit dhe ata që do të punojnë nga shtëpia. Ndërsa, mbledhjet në institucion mund të organizohen duke përdorur platformat e komunikimit online dhe specifikisht me Microsoft teams.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0