Deklarata Tatimore e Individëve, ja cilat janë dokumentat që duhet të ruani - Business Magazine Albania

Deklarata Tatimore e Individëve, ja cilat janë dokumentat që duhet të ruani


Teksa individët me të ardhura mbi 2,000,000 lekë në vit janë në kulm të plotësimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2016, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të 15 dokumentet që kjo kategori personash duhet të ruajë.

Për çdo të ardhur dhe shpenzim të deklaruar në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, individi tatimpagues në rast të një kërkese nga organi tatimor, duhet t’i paraqesë këtij të fundit, dokumentacionin, si më poshtë:

Për të ardhurat

-Për të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit, vërtetim nga punëdhënësi mbi të ardhurat vjetore dhe tatimet e mbajtura mbi pagën.

-Për të ardhurat bruto nga dividendi për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit, kopje të vendimit të asamblesë së ortakëve apo aksionerëve për miratimin e rezultatit financiar dhe destinimin e fitimit.

-Për të ardhurat bruto nga qeraja, kopje të kontratës së qerasë dhe të dokumentit që vërteton pagesën e tatimit mbi të ardhurat nga qeraja.

-Për të ardhurat bruto dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit, një kopje të kontratës dhe të dokumentit që vërteton pagesën e tatimit mbi fitimin kapital nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

-Për të ardhurat bruto nga interesat bankare, dokumentin bankar që vërteton këto të ardhura.

-Për fitimin kapital neto, të krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme, kopje të kontratës së investimit dhe mandatpagesës së tatimit.

-Për shumat bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit, kopje të vërtetimit të organizatorit të lojërave të fatit apo lotarisë, për fitimin e shumës së fituar të parave dhe kopje të mandatpagesës nga organizatori të tatimit në burim, si diferencë midis shumës së fituar dhe shumës së luajtur nga lojtari.

-Për të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, liçencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike, kopje të liçencave/lejeve dhe mandatpagesës së tatimit në burim.

-Për fitimin kapital nga dhurimi, kopje të dokumenteve vërtetuese për justifikimin e origjinës së të ardhurave dhe mandatpagesës së tatimit të paguar.

-Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, çdo dokument vërtetues për justifikimin e origjinës së të ardhurave dhe tatimit të paguar.

-Për të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart, çdo dokument që justifikon realizimin e të ardhurave.

Për shpenzimet

-Për shumat e interesit bankar të kredisë të marra për shkollim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, kopje të kontratës me bankën, ku të jetë e specifikuar se kredia e marrë është për shkollim, si dhe kopje të mandatpagesave të interesave bankarë të paguar gjatë vitit.

-Për justifikimin e shpenzimeve të zbritshme për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, kopje të faturave dhe të mandatpagesave të bëra për mjekim në institucionet shëndetësore deri në shumën e përcaktuar sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 94, datë 9.2.2011.

-Në rastin e plotësimit të deklaratës nga kryefamiljari ose bashkëshortja, deklaratës i bashkëlidhet kopja e certifikatës familjare, lëshuar nga zyrat e gjendjes civile në vitin e plotësimit të deklaratës.

-Të dhënat dhe informacioni financiar e kontabël ruhen nga tatimpaguesi, për të paktën 5 vjet, duke filluar nga fundi i vitit tatimor, të cilit i përkasin dokumentet.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0