DEFENDER OCTA: Një hero i ri me performancë të lartë - Business Magazine Albania

DEFENDER OCTA: Një hero i ri me performancë të lartë

DEFENDER OCTA: NJË HERO I RI ME PERFORMANCË TË LARTË

Marka origjinale e automjeteve britanike për aventura Defender do të nxjerrë në treg një hero të ri me performancë të lartë për të gjitha terrenet në vitin 2024: Modeli i ri Defender OCTA. Modeli i ri i spikatur Defender do të jetë modeli më i fuqishëm, më i manovrueshëm dhe luksoz i serisë, duke mundësuar arritje të reja për markën.

Mark Cameron, Drejtor Menaxhues, Defender, u shpreh: “Defender është identifikuar me aftësinë për përballimin e të gjitha terreneve me një linjë serie që e ka fillesën te Series 1 në vitin 1948. Modeli i ri Defender OCTA do të shpalosë një nivel të ri, me një pamje tërheqëse, teknologji novatore dhe vëmendje të pakrahasueshme ndaj detajeve. Me performancë mbresëlënëse dhe një pamje të re dhe të fuqishme, ky model do t’u bëjë të mundur klientëve tanë aventura të paharrueshme në luks të plotë”.

Defender OCTA vjen me një motor me benzinë hibrid Twin Turbo V8 dhe suspension ajri 6D Dynamics i klasit më të lartë, që bëjnë të mundur arritjen e një performance të përsosur në të gjitha terrenet.  I disponueshëm për herë të parë në modelin Defender, sistemi 6D Dynamics do t’i mundësojë modelit Defender OCTA kapacitet, rehati dhe performancë të pakrahasueshme, qoftë në rrugë të shtruara, si dhe në ato të pashtruara. Teknologjia 6D Dynamics e ndërlidhur hidraulike vjen me një sistem kontrolli të zhvendosjes dhe rrotullimit novator që do t’i bëjë të mundur modelit Defender OCTA që të ruajë një nivel konstant gjatë akselerimit, frenimit dhe marrjes së kthesave në rrugë, ndërsa maksimizon lëvizjen dhe rrotullimin e pavarur të rrotave nëpër terrenet e pashtruara më sfiduese. Si pasqyrim i karakteristikave luksoze të automjetit, emri i ri i OCTA është frymëzuar nga një tetëkëndësh në formë diamanti, duke qenë se diamanti është lënda natyrale më e fortë në Tokë dhe është i njohur për rrallësinë e tij. Grafika e re e diamantit brenda rrethit simbolizon modelin e spikatur të Defender. Ajo është vendosur te një sërë komponentësh të interierit dhe eksterierit, e paraqitur edhe si një diamant i zi me shkëlqim brenda një disku titani të përpunuar dhe të rafinuar me abrazion në secilin panel të Grafikës Karakteristike. Titani është përzgjedhur gjithashtu për shkak të fortësisë dhe durueshmërisë së tij ndaj elementeve në gjendje natyrale.

Lexo edhe:DEFENDER Kosova 2024 nga Mektrin Motors: Bashkim i Luksit dhe Aventurës në një Organizim Ekskluziv

Mark Cameron shtoi: “Emri dhe grafika karakteristike e modelit Defender OCTA përfaqësojnë fuqinë, reziliencën dhe dëshirueshmërinë e automjetit, frymëzuar nga karakteristikat luksoze dhe të fuqishme të automjetit, të ngjashme me diamantin. Grafika e re karakteristike është veçanërisht e rëndësishme pasi do të jetë hera e parë që përfshihet në një model Defender, dhe do të vendoset te të gjitha modelet Defender në të ardhmen”.  Defender OCTA është duke iu nënshtruar regjimit të zhvillimit gjithëpërfshirës në historikun e Defender, nga dëbora dhe akulli i Suedisë e deri te shkretëtira e Dubait, në rrugët gjarpërushe të Nürburgring-ut dhe sipërfaqet shkëmbore të Moab-it. Përpara nxjerrjes në treg gjatë këtij viti, klientët e mundshëm do të ftohen që të ndjekin prezantimet ekskluzive si pjesë e një serie të re botërore të Defender Elements. Klientët e interesuar për t’u regjistruar për nxjerrjen e modelit të parë të Defender OCTA janë të lutur të kontaktojnë me shitësin e tyre të autorizuar të Defender.

Gjeni shitësin tuaj të autorizuar të Defender më të afërt në www.landrover.com/defender

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0