Davis Joseph, shqiptari që ka fituar 18 çmime për arritje të jashtëzakonshme shkencore! - Business Magazine Albania

Davis Joseph, shqiptari që ka fituar 18 çmime për arritje të jashtëzakonshme shkencore!

Davis Joseph, shqiptari që ka fituar 18 çmime për arritje të jashtëzakonshme shkencore!

Quhet Davis Joseph, është studiues pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin McGill në Kanada dhe drejtor kërkimor në FLOGEN Technologies Inc.

Midis viteve 2013 dhe 2021, Davis u vlerësua me plot 18 çmime, bursa dhe nderime nga disa prej institucioneve më prestigjioze në Kanada, duke përfshirë Collège Notre-Dame, Collège Jean-de-Brébeuf, Institutin Geriatrik të Montrealit, Spitalin e Përgjithshëm Hebre, si dhe universitetet Université de Montréal dhe University of Waterloo.

Që në moshë të re, Davis spikati jo vetëm për suksesin e tij akademik, por edhe për lidershipin dhe përkushtimin ndaj shoqërisë. Ai ka marrë vlerësime për arritje të larta në shumë disiplina: gjuhë frënge, gjuhë angleze , matematikë , shkenca natyrore dhe shoqërore , si dhe një çmim të veçantë për performancë të shkëlqyer në të gjitha fushat akademike. Përveç kësaj, ai është vlerësuar për kontributin e tij të vazhdueshëm në departamentin e muzikës dhe në Expo-Sciences Hydro-Québec, si dhe për përfaqësimin aktiv si delegat studentor.

Lexo edhe:Shqipëria, një lojtar në rritje në tregun e prodhimeve të freskëta të Europës Juglindore

Dëshira e tij për të kuptuar thellësisht misteret e trupit njerëzor e çoi drejt biokimisë, ku përfundoi studimet bachelor në Concordia University në vitin 2023. Por rrugëtimi nuk mbaroi këtu. Në McGill University, Davis arriti një arritje shkencore të jashtëzakonshme: zbuloi shkakun dhe mekanizmin themelor të një fenomeni që i kishte sfiduar studiuesit për dy dekada, deamidimin e 4E-BP2 në sistemin nervor. Ky zbulim hap rrugën për zhvillimin e trajtimeve efektive kundër sëmundjeve neurodegjenerative. Këtu gjeni dhe

Përtej laboratorit dhe auditorëve, Davis është një vullnetar i përkushtuar. Ai merr pjesë rregullisht në aktivitete komunitare dhe është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë ku ka nevojë. Me një qëndrim pozitiv, energji të admirueshme dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, ai është shembulli ideal i një përfaqësuesi studentor që frymëzon të tjerët. Kur nuk është duke studiuar apo kërkuar shkencërisht, Davis e gjen veten në botën e muzikës dhe sportit – luan piano, jazz dhe fagot, si dhe merret me not dhe basketboll. Një mendje e ndritur me shpirt artisti dhe zemër të madhe.

Ai po ashtu ka arritur të ndryshojë rrjedhën e trajtimit të sëmundjeve neurodegjenerative, shkencëtari i ri dhe premtues, Davis Joseph, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar “Semenza” për Inxhinieri Qelizore në Mjekësi, për zbulimin e tij shkencor që lidhet me kurimin e sëmundjeve si Alzheimer, Parkinson dhe të tjera sëmundje të ngjashme.

Ky çmim iu dorëzua personalisht nga Prof. Gregg L. Semenza, fitues i Çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 2019, gjatë samitit ndërkombëtar “Sustainability through Science and Technology Summit 2024 (SIPS 2024)”. 

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0