Këtë të enjte, i riu Dario Hani zhvilloi në ambjentet e Hotel Plaza një seminar të tijin për Biznesin dhe Zhvillimin Personal. Aty, ai përcolli të gjitha njohuritë dhe eksperiencat e tij në këtë fushë, ndjekur vëmendshëm nga të rinj të tjerë të interesuar dhe përfaqësues të biznesit. Seminari ishte mjaft interesant dhe ne ishim aty për ta përcjellë te ju. Pjesa më e madhe e seminarit është xhiruar live në Instagram (@businessmag.al) dhe ju mund ta shini ketu.
Pas mbarimit të eventit ne intervistuam vetë Darion për të mësuar më shumë rreth kësaj iniciative.
Përshëndetje Dario!
E ndoqa seminarin dhe më pëlqyen të dyja pjesët e tij. Është diçka e rrallë këtu në Shqipëri dhe një iniciativë e bukur për të marrë pjesë.
SI lindi ideja për këtë seminar?
Së pari të falenderoj shumë që e zhvillojmë këtë intervistë bashkë! Uroj edhe që LiveME të ecë sa më shumë në të ardhmen dhe të gjitha projektet e tjera që ti do kesh! Unë kam vite që jam pjesë e zhvillimit personal dhe biznesit, është ajo që gjithë mentorët e mi kanë bërë dhe mendoj se është mënyra më e thjeshtë, që përmes seminareve të ndash informacionin që ti ke. Ideja e seminarit ka qënë gjithmonë në kokë për ta bërë, por nuk e di se si më lindi një dëshirë dhe thashë dua të bëj një seminar tani. Brenda 5 ditëve, nuk kisha asnjë slajd, asnjë shkrim, asgjë, vetëm me dëshirë. Bëra gati gjithçka dhe fillova seminarin.
Kjo mendoj se e bën akoma më të veçantë. E ke menduar përnjë kohë kaq të shkurtër realizimin e një seminari të tillë. Nga u frymëzuat?
Si për biznesin, si për librat, si për seminaret unë kam shumë njerëz që i ndjek, por ai që specifikisht më ka bërë të vendos të bëjë një seminar është Bob Proctor. Është një nga njerëzit që ka qënë pjesë e prodhimit të librit “Sekreti” dhe mentori im. Nga ai mora të gjithë idenë se si mund të zhvilloj një seminar, prandaj edhe gjatë seminarit u fokusova më tepër te informacioni, te mësimet. Unë di këtë, lërja në dorë profesionistëve të bëjnë gjërat e tjera, bëj pjesën që di të bësh më mirë.
Ajo që më bëri më tepër përshtypje, ishte mos-përmendja e COVID-19 gjatë seminarit. Kur hymë dhe gjatë gjithë seminarit u shkëputëm nga realiteti për të menduar pozitivisht. Cili ishte qëllimi i vërtetë i seminarit?
Ka qënë gjithmonë dëshira ime që të mos e përmend COVID-19 dhe çdo gjë që nuk na pëlqen, mendoj se duhet të jetë jashtë fokusit tonë, duhet të fokusohemi te ajo që na pëlqen! Unë e di që idetë e mira që bazohen në informacion dhe në sinqeritet, janë të destinuara të prosperojnë. Duke e ditur si të sigurt, unë duhet të fokusohem në pjesën e implementimit, që të filloj të influencoj sa më shumë njerëz me idetë mira. Ka njerëz që kanë informacion dhe duan ta shpërndajnë te të tjerët, shohin vlerë te vetja dhe duan ta ndajnë, ndërsa ajo që unë bëj është e kundërta. Unë shoh vlerë te të tjerët dhe dua që ta zgjoj atë vlerë. Ajo që unë doja të zgjoja në këtë rast ishin 2 gjëra:
- Biznesi është një mundësi shumë e mirë për të gjithë
- Zhvillimi personal është i domosdoshëm
Para dhe pas seminarit, mendoj që ke bërë një bilanc të shpejtë. Cilat ishin pritshmëritë për seminarin dhe sa u realizuan?
Një ditë para seminarit, une bëra një llogaritje të thjeshtë. Doja që të ishin rreth 100 persona dhe numri i djemve dhe i vajzave të ishte i njëjtë. Gjithçka doli aq mirë sa unë nuk dua ta përsëris më të njëjtin seminar. Pavarësisht gabimeve dhe gjërave që duheshin bërë më mirë, unë e quaj një seminar të shkëlqyeshëm dhe të suksesshëm.
Kjo është edhe një mënyrë pozitive të menduari dhe të bërit të gjërave. Cilat janë planet e të ardhmes? Do të ketë seminare të tilla?
Kjo ishte një eksperiencë e mirë, sepse kuptova se si zhvillohen seminaret në Shqipëri, pata mundësinë të flas me njerëz që më dhanë disa opinione dhe këshilla të vlefshme. E vërtetova, që në Shqipëridisa gjëra janë shumë herë më të thjeshta se sa do ishin diku tjetër. Nuk ka asnjë lloj burokracie për të zhvilluar një seminar të tillë dhe mendoj me vete se përse nuk e bëra para 5 vjetësh dhe pse nuk e bëjnë as të tjerët. Ajo që unë do bëj është që do zhvilloj më shumë seminare të vogla me më pak persona, që të kem mundësi të njihem me ta. Tema do të jetë gjithmonë Biznesi dhe Zhvillimi Personal.
Cili do ishte një mesazh, diçka me vlerë që do doje ta theksoje për audiencën?
Është shumë e thjeshtë t’i thuash dikujt: “Beso te vetja jote!”, kjo është ajo që thotë shumica. Besimi te vetja vjen me informacionin, kur ti ke kuptim dhe kur e njeh veten, atëherë ti ke besim te vetja dhe e di se ku duhet të shkosh. Hiq çdo gjë që nuk po të ndihmon të ecësh përpara, drejt asaj që ti do, fillimisht njih veten, njih vendin ku do që të shkosh dhe hiq gjithçka tjetër qëështë e panevojshme.
Dario shumë faleminderit për intervistën dhe të uroj shumë suksese!
Kristi faleminderit dhe unë të uroj suksese pafund!
Intervistoi: Kristi Kumria
*intervistën e plotë mund ta dëgjoni
*seminarin e Darios me temë “Biznesi dhe Zhvillimi Personal” mund ta shihni në faqen e instagramit @businessmag.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.