Daniel Nikolla, krijoi agjensinë e marketingut e cila përfaqëson biznese prestigjioze në Britaninë e Madhe - Business Magazine Albania

Daniel Nikolla, krijoi agjensinë e marketingut e cila përfaqëson biznese prestigjioze në Britaninë e Madhe

Daniel Nikolla është një djalë që ka spikatur me angazhimet e tij në profesion, por edhe me angazhimet vullnetare dhe Businessmag, e ka intervistuar atë më parë. Së fundi ai ka zhvilluar projekte të reja, për të cilët është intervistuar nga ProBizz dhe ne ua sjellim më poshtë.

Pse emigruat i ri jashtë vendit? Shqipëria nuk i ofronte mundësitë për të realizuar ëndrrat e tua ?

Faleminderit për mundësinë për të kujtuar dhe njëherë pikën fillestare të një udhëtimi 10 vjeçar. Unë e kisha ëndërr të vizitoja Londrën që kur isha në gjimnaz. Po aq sa ëndërr, me dukej dhe iluzion, sepse nuk e kisha menduar kurrë që të largohesha nga Shqipëria. Në fakt, kujtoj që kur isha edhe më i vogël e thoja shpesh që nuk do ikja kurrë nga vendi im. Duke qenë brezi i viteve ‘90, edhe pse të vegjël, kishim filluar ta ndjenim boshllëkun që krijonte ikja masive dhe sidomos e familjarëve.

Une doja të largohesha nga Shqipëria, legalisht, për të luajtur futboll profesionist, por për shumë arsye kjo nuk u bë e mundur. Kështu që u fokusova tek studimet dhe kjo gëzoi edhe prindërit e mi. Kam kohë që jam shkëputur nga realiteti i futbollit të moshave në Shqipëri, por në futboll ka patur gjithnjë brryla dhe rivalitet të lartë. Në gjykimin tim modest, ka shumë talente dhe më pak mundësi se çfarë kanë moshatarët në Europë.

Nëse mendoj rrrugëtimin tim, ka elementë të shumtë që më kanë dhënë sukses, që në Shqipëri nuk do kisha mundësi që t’i arrija. Sigurisht e mendoj shpesh që ndoshta një rrugëtim pak me i ndryshëm në Shqipëri mund të kishte sjellë sukses të ngjashëm, por duke konsideruar oportunitetet për ‘të riun mesatar shqiptar’ mendoj që do ishte tepër e vështirë.

Aktualisht drejtoni Departamentin e marketingut në kompaninë angleze “Hardy Signs”. A mund të themi se ndiheni  i realizuar ?

Po e drejtoj këtë department që në Janar të 2020-ës. Kompanitë Britanike kanë disa trajta të ngjashme me ato shqiptare, sidomos sektori SME, por sigurisht mundësitë që ofron tregu në Britani për t’u zhvilluar më tej janë më të mëdha. Kjo kushtëzon vazhdimësinë, mbajtjen dhe zhvillimin e stafit, inovacionin, meritokracinë etj.

Për mua është e rëndësishme që të ndaj të njëjtat vlera dhe vizion me kompaninë  që  punoj. Për momentin jam i dedikuar kundrejt “Hardy Signs” dhe kolegëve të mi, por të ardhmes asnjëhere nuk i dihet. Duke u përfshirë, në “social entrepreneurship” dhe aktivitete të shumëllojshme gjithnjë takon njerëz të rinj dhe prezantohesh me kompani shumë interesante. Për t’u ndjere i realizuar mendoj se më duhet më shumë eksperiencë dhe një projekt i mirëzhvilluar personal  kështu që po punoj drejt kësaj rruge krahas angazhimit me “Hardy Signs”.

Cili do të jetë projekti juaj i radhës ?

Ne Maj të 2022 ‘lindi’ Merx Marketing, agjensia ime e marketingut e cila i shërben bizneseve të vogla dhe të mëdha me shërbime të ndryshme si strategji, trajnime, krijim kontenti, dhe këshillim biznesi. Krahas klientëve, kompania ka një koshiencë të madhe komunitare dhe një nga projektet më të mëdha është “Run for Down Syndrome”. Çdo vit në bashkëpunim me “Down Syndrome Albania” ne mbledhim një grup vrapuesish dhe fonde për trajtimin e fëmijëve me sindromën down dhe autizëm. Ndërkohë që në 2022 u bëmë bashkë mbi 220 vrapues dhe përafërsisht 20,000 Euro.  Këtë vit synojmë 300 vrapues dhe shumën e 30,000 Euro.

Lexo: I riu shqiptar fiton çmimin “Fytyra e së Ardhmes e Shitjeve, Marketingut dhe Komunikimit” në Angli

Aktivitete dhe projektet janë të shumta, por një tjetër që mund të përmend është “Albanian Young  Professionals”. Në fund të 2022, së bashku me 2 miq krijuam rrjetin “Albanian Young Professional Midlands”, që synoi të bashkojë të rinjtë në biznes në Britaninë e Madhe. Ne duam që ta rrisim me tej këtë rrjet dhe eventualisht të ekzistoj në të gjithë Britaninë, në funksion të komunitetit, të të rinjve dhe të fenomenit ‘Brain Gain’ për Shqipërinë.

Përgjatë 2023, kam patur kënaqësinë që të jem në funksionin e Presidentit për rrjetin e profesionistëve të dhomës së tregtisë së East Midlands, që përfaqëson të rinjtë në biznes në Derbyshire, Leicestershire dhe Nottinghamshire. Edhe pse konsiderohet si rajoni i dytë më i rëndësishëm për nga rëndësia ekonomike për Britaninë e Madhe, gjithashtu vuan nga fenomeni ‘Brain Drain’  ku të rinjtë vendosin të zhvendosen në rajonet e tjera si Londra për të punuar. Rrjeti ynë përfaqëson të rinjtë nga mosha 18-35 në biznes. Një nga risitë e këtij viti ka qenë një studim që kemi berë rreth ‘Metoda e punës që preferojnë të rinjtë në biznes’ dhe rezultatet do të prezantohen në Tetor.

Çfarë cilësish duhet të ketë një menaxher marketing që të korri sukses?

Një menaxher duhet të jetë një lider. Një ‘middle manager’ siç quhet, bën lidhjen midis drejtorëve dhe stafit të tyre. Janë ato që me punën dhe lidershipin e tyre duhet të transmetojnë vizionin e ekipit drejtues tek stafi. Liderët mund të jenë autokrate, karizmatik, demokratik, sa më të qetë. Unë mendoj që një menaxher i mirë duhet të ketë të gjithë ato tipe lideri në momente të ndryshme.

Çdo menaxher ka veçori të ndryshme, pika të forta të ndryshme. Mendoj që një menaxher i mirë marketingu di të vendosi një axhendë të bazuar në strategjinë e biznesit dhe në funksion të saj krijon ekipin që mund të përcojë më tej projektet afatshkurtra dhe afatgjatë.

Një menaxher duhet të ketë njohuri teorike dhe intuitë të avancuar. Në shumë momente të ndryshme intuita me ka ndihmuar që të shkoj një hap më tej, ose të vendos që të mos coj më tej projekte. Njohuritë teorike zhvillojnë intuitën më tej, por dhe të japin një drejtim më të qartë në lidhje me pjesën strategjike të biznesit.

Përsa i përket njohurinë teknologjike, mendoj se duhet patjetër të kenë njohje të metrikave, softuereve kryesore, etapave të krijimit të ekipit dhe të jenë të kenë njohuri shumë të mira ‘networking’ dhe të folurit në publik.

Pavarësisht së vazhdimisht angazhoheni për shumë çështje sociale apo edhe të tjera në Shqipëri sërish nuk keni vendosur të riktheheni në atdhe? Pse?

Kjo është pyetje 1 milionë dollarëshe! Disa nga aktivitetet e përmendura më sipër, dhe të tjera të pa listuara janë me impakt thellësisht të fokusuar në Shqipëri. Mendoj që me zhvillimin e teknologjisë, mundësitë e dhënies së impaktit janë rritur eksponencial ishte dhe pa qenë fizikisht në atdhe.

Duke forcuar rrjetet e Diasporës Shqiptare, ne fokusojmë zërin e tyre, lidhjen e tyre me Shqipërinë, identitetin shqiptar, botëkuptimin e komuniteteve që ato janë pjesë etj. Duke forcuar këto elemente, mbase nuk do arrij të kthehem personalisht , por do influencojmë masat për ta konsideruar kontributin më  të gjerë ndaj vendit.

Në aspektin personal, kjo është diçka që pas 10 vitesh në Britani, e mendoj shumë shpesh! Ndryshimi thonë se fillon nga vetja, kështu që mendoj se duhet dhe pak kohë që kushtet dhe fokusi im të arrijë në atë pikë ku do vendosja kthimin. Mbase kur Merx Marketing të arrijë, të ecë, të vrapojë dhe të jetë agjensia përfaqësuese e shumë bizneseve prestigjioze në Britaninë të Madhe dhe Shqipëri do më duhet të shpenzoj më shumë kohë në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0