Cristiano Ronaldo fiton më shumë para nga Instagram-i se sa nga kontrata e tij me Juventusin

Cristiano Ronaldo fiton më shumë para nga Instagram-i se sa nga kontrata e tij me Juventusin


Futbollisti i Juventusit nuk është vetëm një superstar në futboll, por është gjithashtu shumë i suksesshëm edhe në rrjetet sociale.

Tani është zbuluar se Ronaldo është përfituesi më i madh në Instagram dhe gjithashtu mban një diferencë të madhe me yjet e tjerë të këtij rrjeti social.

Lexoni:

Ja sa paguhen njerëzit më të famshëm në botë për postimet e sponsorizuara në Instagram

Më poshtë është lista e 10 yjeve botërorë nga shumë fusha:

• Cristiano Ronaldo –  38.2 milionë paund,

• Lionel Messi –  18.7 milionë paund,

• Kendall Jenner –  12.7 milionë paund,

• David Beckham –  8.6 milionë paund,

• Selena Gomez –  6.4 milionë paund,

• Neymar –  5.8 milionë paund,

• Zlatan Ibrahimovic –  3.2 milionë paund,

• Kylie Jenner –  3 milionë paund,

• Ronaldinho –  2 milionë paund,

• Khloe Kardashian –  975 mijë paund.

Ronaldo has made a lot of money this year

CR7 e ka kthyer vetën në një markë aq të fuqishme, saqë po i lë të tjerët në hije.

Në fakt, ai po fiton më shumë para nga rrjetet sociale, se sa nga paga e tij vjetore te Juventusi.

Sipas Goal.com, Ronaldo fiton 26,39 milionë paund në vit (30 milionë euro) nga kontrata e tij me Juventusin dhe kjo shumë është pothuajse 12 milionë paund më pak se sa që fiton ai në Instagram. E jashtëzakonshme!

Prej Juventusit dhe Instagram-it, portugezi fitoi mbi 64 milionë paund në vitin 2019 dhe kjo është pa përfshirë sponsorizimet dhe përfitimet nga bizneset tjera.

Pa marrë parasysh sa i suksesshëm është deri më tani, në moshën 34 vjeçare, në fushën e futbollit, ai ende po thyen rekorde.

Më herët këtë javë, ai u bë futbollisti i gjashtë në histori që arrin të shënojë 700 gola. Por, përsëri Ronaldo deklaron që mund të presim edhe më shumë prej tij.

“Rekordet vijnë natyrshëm, unë nuk i kërkoj ato, rekordet më kërkojnë mua”, tha ai pas humbjes së Portugalisë ndaj Ukrainës.

Givemesport

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0