Credins Bank sjell Google Pay - Paguaj shpejt, sigurt! - Business Magazine Albania

Credins Bank sjell Google Pay – Paguaj shpejt, sigurt!

Credins bank, me një histori të gjatë inovacioni në sektorin bankar shqiptar, vazhdon të jetë lider në integrimin e zgjidhjeve digjitale. Në një hap me teknologjinë dhe kërkesat e tregut financiar global, prezantimi i Google Pay, konfirmon edhe një herë përkushtimin e bankës, për të ofruar shërbime inovative, për të ndihmuar klientët të përfitojnë nga përparësitë e teknologjisë moderne, si dhe për t’iu përgjigjur nevojave të tyre me zgjidhje fleksibël. Në një intervistë ekskluzive për revistën Business Magazine, zv. Drejtoresha e Departamentit të Kartave dhe Koordinatorja e Projekteve, e Credins Bank, znj. Marsela Kushta thekson ambicien dhe vullnetin e bankës për të sjellë për klientët e saj këtë shërbim inovator, falë edhe bashkëpunimeve me partnerë strategjik dhe të rëndesishëm ndërkombëtarë si: Google, Visa dhe Mastercard. 

Çfarë është Google Pay dhe si funksionon?

Google Pay është një eksperiencë unike pagesash, e thjeshtë, e sigurt e shpejtë dhe mbi te gjitha “cool”. Konceptuar në formën e një portofoli digjital, i cili ofron lehtësi të jashtëzakonshme për përdoruesit, ky shërbim i lejon klientëve të regjistrojnë kartat Credins Visa dhe Mastercard, në Google Wallet (portofolin virtual) dhe të kryejnë pagesa të shpejta e të sigurta nëpërmjet telefonave Android apo edhe pajisjeve të tjera të të njëjtit sistem android, të tilla si ora smart duke eliminuar nevojën për karta fizike. 

Cilat janë funksionalitetet kryesore të Google Pay dhe si ndryshon nga pagesat tradicionale me kartë?
Google Pay është një alternative më moderne ndaj pagesave tradicionale, duke kombinuar komoditetin dhe teknologjinë e avancuar për një përvojë më të mirë përdorimi. Ndër funksionet kryesore të Google Pay mund të përmendim: 

  • Kryerja e transaksioneve pa kontakt. Ndryshe nga pagesat tradicionale me kartë, përmes GPay përdoruesit mund të kryejnë transaksione në terminale të ndryshme POS/ATM duke përdorur telefonin e tyre, apo edhe pajisjeve të tjera, të tilla si ora smart, duke eliminuar nevojën për karta fizike. 
  • Lehtësim në pagesat online dhe në aplikacione duke eliminuar nevojën për të vendosur manualisht të dhënat e kartës dhe kursyer kohë gjatë blerjeve në internet.
  • Siguria. – Një element i rëndësishëm ky, pasi Google Pay ofron një nivel të shtuar sigurie përmes teknologjisë së tokenizimit për të siguruar që informacioni i kartës origjinale të mos transmetohet dhe shton elementë sigurie përmes identifikimit me PIN, gjurmë gishti ose skanim të fytyrës. Kjo e bën më të vështirë aksesimin e informacionit të kartës në raste mashtrimi (fraud).
  • Shpejtësia. – Çdo klient kursen kohë përgjatë blerjeve, duke eleminuar vendosjen e dhënave të kartës. Tani me vetëm një lëvizje të telefonit ose orës smart mund të kryen pagesa në dyqane online apo përmes aplikacioneve.
  • Menaxhimi i kartave. – Përdoruesit mund të regjistrojnë në Google Wallet të gjitha kartat Credins që ka në përdorim, pa kufizim, duke përcaktuar një kartë parësore ose duke përzgjedhur se cilën kartë do të përdorin në momentin e pagesës.
  • Menaxhimi i transaksioneve është një funksion tjetër i rëndësishëm, pasi përdoruesit pas çdo veprimi të kryer njoftohen nga aplikacioni në kohë reale dhe mund të aksesojnë historikun e transaksioneve në Google Wallet.

Përse klientet e Credins bank duhet ta zgjedhin këtë shërbim? 

Klientët e Credins bank mbi të gjitha nuk kanë kosto shtesë për të përdorur Google Pay. Përdorimi i këtij shërbimi është pa pagesë dhe ofrohet si pjesë e shërbimeve tona për të rritur komoditetin dhe inovacionin. Çdo klient që zgjedh Google Pay bëhet pjesë e një eksperience pagese unike, pasi kartat VISA & Mastercard në formë digjitale mund ti kenë gjithmonë me vete, pa trysninë e problemit të harresave të kartave në shtëpi, rëndesën e portofolit, etj. Mundësia e përdorimit/aksesimit të GPay brenda dhe jashtë vendit. Ky është një shërbim ekskluziv që e ofron tashmë edhe Credins dhe çdo klient i bankës biznes apo individ ka mundësinë e integrimit me aplikacionin e Credins bank që lejon klientët të menaxhojnë financat e tyre në kohë reale dhe mënyrë të përmirësuar. 

Si funksionon teknologjia e tokenizimit dhe si e garanton ajo sigurinë e transaksioneve të klientëve?

Siguria është prioriteti ynë kryesor në ofrimin e këtij shërbimi. Ne kemi respektuar dhe përshtatur me profesionalizëm kërkesat e bashkëpunimit me Google në perdorimin e teknologjise të avancuar, për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve tanë me anë të sistemit të tokenizimit. Teknologjia e tokenizimit zëvendëson informacionin e kartës së klientit me një “token” unik. Kjo do të thotë se edhe në rastet kur të dhënat e transaksionit komprometohen, informacioni real i kartës nuk ekspozohet. Me enkriptim të të dhënave dhe teknologji të avancuar të mbrojtjes, çdo transaksion është plotësisht i sigurt.

Lexo edhe: Mbrojtja e sulmeve kibernetike përmes taktikave tradicionale dhe trendeve të reja globale. Flet Drejtori i Departamentit të Sigurisë së Informacionit pranë Credins Bank

Cilat janë hapat që duhet të ndjekë një klient për të aktivizuar Google Pay në pajisjen e tij?

  • Fillimisht çdo kartëmbajtës Visa & Mastercad i Credins bank duhet te shkarkoj aplikacionin Google Wallet ne Play Store, i aksesueshem në të gjithë telefonat me sistem Android. 
  • Më pas procedohet me regjistrimin e kredencialeve të kartëmbajtësit dhe të të dhënave të kartës/ve Credins brenda aplikacionit, duke ndjekur hapat sipas udhezimeve.
  • Procesi përfundon me vendosjen e kodit të sigurisë (OTP – One time password) i cili dërgohet me mesazh, në numrin e telefonit që klienti ka regjistruar në të dhënat bankare. Me vendosjen e kodit unik të gjeneruar, i cili është personal, kryhet aktivizimi i kartes në Google Wallet, e vlefshme për të kryer pagesa pa praninë fizike të kartës.
  • Aktivizimi i komunikimi NFC në telefon android, duke dakortësuar përdorimin e kartës nëpëmjet kësaj teknologjie, është një hap i domosdoshëm për të mundësuar komunikimim ndërmjet paisjeve dhe funksionimin e këtij shërbimi. 

Pas përfundimit të këtij procesi çdo klient i Credins bank është gati për të përdorur Google Pay dhe për të kryer pagesat.

Çfarë mbështetje ofron Credins bank për të ndihmuar klientët të përdorin këtë shërbim në mënyrë të suksesshme?

Nisur nga slogani ynë Personalisht për ty, edhe për këtë shërbim jemi përpjekur të kemi suportin maksimal të personalizuar për çdo klient, në mënyrë që çdokush të ketë një eksperiencë sa më pozitive të shërbimeve tona digjitale. Credins bank ofron udhëzime të detajuara përmes kanaleve tona online, mbështetje teknike me nje ekip të specializuar për të asistuar klientët në çdo hap të procesit, në mënyrë që të aktivizojnë GPay në kohë reale. Fushata informuese, aktivitetet edukative, publikime të larmishme në rrjetet sociale dhe mediat klasike, janë një tjetër komponent i fuqishëm që Credins bank ka ndërmarrë përmes një strategjie profesionale dhe specifike të vazhdueshme. Nëpërmjet shërbimeve të personalizuara dhe teknologjisë së fundit, Credins vazhdon të ndihmojë klientët të përmbushin nevojat e tyre financiare me besueshmëri dhe përkushtim. Për të gjithë ata që kërkojnë eksperienca të veçanta dhe të përfitojnë nga prakticiteti i teknologjisë moderne, Google Pay është tashmë shërbimi ynë me i fundit që i përshtatet të ardhmes.

 

Aktivizoni sot GPay dhe “Paguaj cool” me Credins Bank!

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0