Ç'po ndodh me Facebook? 18 drejtues japin dorëheqjen - Business Magazine Albania

Ç’po ndodh me Facebook? 18 drejtues japin dorëheqjen

dorëheqjen

Sipas raportimeve, Facebook (i riemërtuar Meta) ka kaluar një valë dorëheqjesh nga punonjësit kryesisht në nivele drejtuesish këtë vit. Deri më tani, të paktën 18 drejtues kanë dhënë dorëheqjen. Përfshirë Shefin e Teknologjisë (CTO), Shefin e të Ardhurave (CRO), Zëvendës Presidentin e Shitjeve dhe Shefin e Valutave dhe Portofolit Digjital.

Facebook ka dhjetëra mijëra punonjës dhe planifikon të punësojë akoma dhe më shumë. Por skandalet e njëpasnjëshme, mbikëqyrja e rreptë publike dhe tregu shumë konkurrues i teknologjisë kanë sjellë sfida për rekrutimin dhe mbajtjen e punonjësve.

Rekrutuesit në fushën e teknologjisë kanë parë që Facebook ka përjetuar një valë largimesh këtë vit dhe shumë drejtues janë larguar nga kompania. Disa prej këtyre drejtuesve janë punësuar më pas në pozicione të nivelit më të lartë, të tilla si drejtues të nivelit “C” në Instacart; të tjerë nuk i kanë bërë të ditura vendet e reja të punës dhe disa të tjerë kanë kritikuar Facebook pas largimit nga puna.

Lexoni: Zbulohen dokumentat e brendshme të Facebook! Kompania nuk planifikon të investojë në Metaverse deri në 2023-shin

Këtu gjendet një listë e punonjësve kryesorë, menaxherëve dhe drejtuesve që u larguan nga Facebook në 2021:

  • Shefi i Teknologjisë (CTO) Mike Schroepfer
  • Shefi i të Ardhurave (CRO) David Fischer
  • Carolyn Everson, Zëvendës Presidente e Shitjeve Globale të Reklamimit
  • Drejtoresha e aplikacionit Facebook App, Fiji Simo
  • David Marcus, kreu i portofolit dixhital Novi, të Facebook
  • Kevin Weil, Zëvendës President i Novi
  • Asha Sharma, Zëvendës Presidente e Product
  • Deborah Liu, Zëvendës Presidente e aplikacionit Facebook App
  • Hugo Barra, Zëvendës President i Facebook Reality Labs
  • Mark D’Arcy, Zëvendës President për Marketingun Global të Facebook dhe Drejtor Kryesor Kreativ (CCO)
  • Stan Chudnovsky, Zëvendës President i Messenger Business
  • Mike Verdu, Zëvendës President i Përmbajtjeve AR/VR
  • Samid Chakrabarti, Udhëheqësi i ekipit Civic Integrity në Facebook
  • Julien Cordoniou, Zëvendës President i Facebook Workplace
  • Drejtori i Organizatës kundër Terrorizmit dhe Rrezikut në Facebook, Brian Fishman
  • Kreu i produkteve të inteligjencës artificiale të Facebook, Ragavan Srinivasan
  • CEO i CrowdTangle, Brandon Silverman
  • Drejtori i dizajnit të produktit, Ryan Freitas

Gaimingsym

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0