73 përqind e të infektuarve ose 620 prej tyre janë shëruar.
Eugena Tomini, nga ISHP bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 238 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë kryer mbi 10 mijë testime, prej të cilëve janë:
– 850 të infektuar,
– 31 viktima;
– 620 të shëruar,
– 199 të infektuar aktivë.
Lexoni: Covid 19 drejt humbjes së fuqisë
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 30 pacientë, ku vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive.
“Lehtësimi i masave do të vijojë nëse do të kemi këtë situatë të qëndrueshme ku përllogaritet mesatarja e rasteve të reja, të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive”, tha Eugena Tomini.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.