COVID-19, Rusia do të miratojë vaksinën e parë në gusht

COVID-19, Rusia do të miratojë vaksinën e parë në gusht

Rusia

Rusia synon të bëhet vendi i parë në botë që do të miratojë një vaksinë të koronavirusit, pas më pak se dy javësh, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë dhe efektivitetin e saj.

Zyrtarë rusë thanë për CNN se po punojnë me objektiv datën 10 gusht, ose edhe më herët, për miratimin e vaksinës që është krijuar nga instituti Gamaleya në Moskë.

Vaksina do të miratohet për përdorim publik, me punonjësit e shëndetësisë që do ta marrin të parët. “Është një moment si ai i Sputnikut”, tha Kirill Dimitriev, shef i fondit sovran të shëndetësisë në Rusi, që ka financuar kërkimet ruse për vaksinën, duke iu referuar lançimit të suksesshëm të satelitit të parë në botë nga Bashkimi Sovjetik në 1957.

Lexoni: BQE i kërkon bankave të ndërpresin shpërndarjen e dividentëve

“Amerikanët mbetën të habitur kur dëgjuan sinjalin e Sputnikut. E njëjta gjë po ndodh edhe me këtë vaksinë. Rusia ia doli e para”, shtoi ai. Por, Rusia nuk ka publikuar të dhëna shkencore për testimet e vaksinës së saj dhe CNN, nuk ka mundur të verifikojë sigurinë dhe efikasitetin e saj. Kritikët thonë se nxitimi i vendit për një vaksinë vjen në mesin e presionit politik nga Kremlini, që do ta portretizojë Rusinë si një forcë globale shkencore.

Ka po ashtu edhe shqetësime se testimi i vaksinës tek njerëzit nuk është i plotë. Dhjetëra testime vaksine po zhvillohen nëpër botë dhe një numër i vogël janë në provat e efikasitetit në shkallë të gjerë, por pjesa më e madhe e prodhuesve kanë tërhequr vëmendjen se nevojitet ende shumë punë para se vaksinat e tyre të miratohen.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0