Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të vendosen në shërbim të shëndetësisë të gjitha strukturat spitalore, hoteliere, ambulatore, autoambulancat dhe personeli dhe stafi përkatës mjekësor.
Kreu i qeverisë shqiptare flet me gjuhën e ligjit, ndërsa paralajmëron se kushdo që nuk zbaton urdhrin gjobitet deri në 5 milionë lekë. Më pas,nëse strukturat nuk e zbatojnë urdhrin edhe pas gjobës, ato do të vihen forcërisht në shërbim të shëndetësisë për t’u përballur me virusin vdekjeprurës COVID-19.
Ky akt sipas kryeminsitrit ka hyrë në fuqi dhe ka forcën e ligjit deri në përfundimin e “luftës”.
Mesazhi i Ramës:
Akti normativ hyri në fuqi dhe nga sot ka forcën e ligjit deri në përfundimin e luftës ndër të tjera: në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga covid-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.
Moszbatimi i këtij urdhëri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë. në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të struktures, gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto