Covid-19 / Jetoni jashtë Shqipërisë? Ja si mund t’i dërgoni familjes tuaj ushqimet direkt në shtëpi - Business Magazine Albania

Covid-19 / Jetoni jashtë Shqipërisë? Ja si mund t’i dërgoni familjes tuaj ushqimet direkt në shtëpi


 Gjatë javëve të fundit kemi parë që shumica e marketeve kanë filluar të hapin edhe kanalin e tyre të shitjeve online në Shqipëri. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e kufizimeve për të mos dalë nga shtëpia.

Për Shqipërinë është një hap i mirë përpara, sepse tashmë ky sektor kishte mbetur shumë mbrapa me zhvillimet teknologjike. Shpresojmë që ritmi të vazhdojë edhe pasi të ikë nevoja e mosdaljes nga shtëpia.

Ndërkohë, ajo që na ka bërë edhe më shumë përshtypje është që edhe portali më i madh i shitjeve online në Shqipëri aladini.al ka filluar të tregtojë produkte ushqimore. Një portal, i cili ishte i fokusuar tek produktet elektronike, produktet shtëpiake  për fëmijë, etj. Duket sikur kompanitë në momente krizash e humbin fokusin e tyre.

Për këtë arsye intervistuam Albana Sejatin, menaxheren komerciale të kuptonim përse ka ndodhur ky ndryshim.

Sa kohë keni që tregtoni produkte ushqimore tek Aladini?

Kemi pak ditë që kemi filluar. Nuk e filluam që sa nisi karantina, por pritëm të normalizohej pak situata. Kjo sepse me kërkesat që ishin dhe kompleksitetin e produkteve ushqimore nuk donim të rrezikonim në momentet më të vështira për shqiptarët. Kategoria e ushqimeve ishte në planet tona të këtij viti, megjithatë u detyruam ta ndryshonim pak ritmin si pasojë e kërkesave të shumta të klientëve tanë.

Çfarë lloj kërkesash kishit dhe si e ndryshuat ritmin që planifikonit?

Ajo që na detyroi të përshpejtonim planet janë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Duke qenë se ne kemi platformën më të kompletuar në Shqipëri, me mbi 20.000 produkte dhe ndër të vetmit që pranojmë në mënyrë të sigurt pagesat me kartë krediti, jo vetëm paypal, shumë shqiptarë nga jashtë na kërkonin me insistim të fusnim kategorinë e ushqimeve.

Prej vitesh ne kemi klientë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe u blejnë dhurata apo produkte të nevojshme prindërve, miqve të tyre këtu në Shqipëri. Ndërkohë, si pasojë e situatës që u krijua këtu, u shtua edhe numri i tyre. Është e qartë nga kjo rritje tregon që momentet e vështira na bashkojnë më shumë. Por ndryshe nga periudhat e tjera, kur ata u blinin elektroshtëpiake dhe televizorë familjarëve këtu, tani donin t’u blinin ushqime, për t’ia dërguar deri në derë.

Përditë merrnim telefonata nga klientët në Itali dhe Amerikë, të cilët na pyesnin nëse mund t’u çonim ushqime prindërve të tyre këtu. Për këtë arsye ndryshuam pak planin që kishim dhe u fokusuam tek ndërtimi i kësaj kategorie. Megjithatë, sërisht nuk mund të rrezikonim, kur kufizimet ishin të mëdha sepse rritja e kërkesës do na rezikonte të bënim gabime, dhe me ndjeshmërinë që kanë produktet ushqimore nuk donim të cënonim sigurinë e klientëve.

Si funksionon procesi në kohë pandemie? Ka vonesa?

Sa filloi pandemia postat ishin të mbingarkuara dhe vonesat e dërgesave ishin të shumta. Kështu mund të vonoheshin produktet përtej parashikimit, duke krijura vështirësi për ata që i donin. Në rastin e ushqimeve nuk mund të pretendojmë të presë 4 ditë një klient prandaj edhe pritëm sa të qetësohej situata. Gjithashtu ne ishim në 3 fishin e kapacitetit tonë, duke e bërë të vështirë kontrollin e skadencës së produkteve, dëmtimet, pakove etj. Detaje të cilat janë shumë të rëndësishme për produktet ushqimore.

Ndërkohë, tani situata me postat u normalizua disi. Mbi 60% të pakove i dorëzon në kohë dhe kemi bërë një marrëveshje, që produktet ushqimore futen në produktet me prioritet, ndaj dorëzohen të nesërmen. Gjithashtu, ne kemi krijuar një ambjent vetëm për ushqimet, i cili është disinfektuar dhe kemi krijuar kushtet që të kontrollohen lehtësisht detajet e nevojshme. Vetëm pasi u siguruan këto hapa, ne lançuam kategorinë e ushqimeve, të cilën kemi plan ta vazhdojmë me disa risi të tjera në afatgjatë. Shumë shpejt planifikojmë të shtojmë të gjithë shitësit, të cilët prodhojnë ushqime në vend. Për detajet nuk është momenti, pasi projekti akoma nuk ka marrë një formë të qartë.

Çfarë blejnë më shumë këto ditë njerëzit?

Ne kemi pothuajse gjithçka. Kërkesa është e ndarë në shumë kategori, por fillimi i pandemisë bëri që disa kategori produktesh të kishin një rritje të pazakontë me disafishim të xhiros. Këto ishin:

Sigurisht edhe maskat e mbrojtjes, të cilat ne i kemi aktualisht më lirë se kudo tjetër.

Ndërkohë shqiptarët jashtë Shqipërisë u blinin miqve dhe familjarëve këtu kryesisht libra, elektroshtëpiake dhe siç thashë ushqime. Tek ushqimet fokusi ishte kryesisht tek ushqimet bazike, makarona, miell, vaj etj, të cilat i blinin me koli, opsion të cilin aktualisht vetëm ne e kemi.

Keni ndonjë plan apo risi për në vazhdim?

Ne aktualisht kemi lançuar marketplace tek platforma jonë. Ky opsion i jep mundësi çdo shitësi të hapë dyqanin e tij tek Aladini me vetëm 2990 lekë /muaj. Një risi për tregun shqiptar, sepse sot çdo kompani ka mundësi të ketë dyqanin e tij me 2990 lekë/muaj pa asnjë kosto ekstra. Më pas do paguajë vetëm nëse malli shitet dhe ka shumë gjasa që dikush t’i shesë produktet tek ne që kemi mbi 300.000 vizita në muaj. Praktikisht ne u ofrojmë shitësve mundësinë më të lartë për t’i shitur produktet e tyre online me koston më të ulët të mundshme. Një risi e tillë nuk do ishte më efektive në kohët e sotme.

Kjo është një risi që muajin Maj do ta kemi fokusin kryesor dhe kemi parë që kërkesa nga bizneset është shumë e madhe. Mezi presim të vazhdojmë zhvillimin e saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0