COVID-19 dhe kërcënimi ndaj sistemit universal postar

COVID-19 dhe kërcënimi ndaj sistemit universal postar

sistemit postar
~3 minuta lexim

Bashkimi Universal i Postave dhe Organizata (UPU) Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO)u kanë kërkuar qeverive t’u sigurojnë fonde operatorëve të ngarkesave postare ajrore dhe të postës ekspres si dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të përmbushur sfidat e paraqitura nga pandemia e COVID-19. Shërbimet postare varen nga avionët e pasagjerëve të cilët dërgojnë postën tek njerëzit në të gjithë botën.

Pandemia ka krijuar çrregullime të mëdha për këtë shërbim. Shumë qeveri kanë ndaluar apo kufizuar në maksimum udhëtimet ajrore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendet e tyre. Kjo gjë po shkakton vonesa në dorëzimin e postës. Zëdhënësi i Bashkimit Postar Universal David Dadge i tha “Zërit të Amerikës” se posta ka reaguar duke krijuar linja të reja transporti, me kamionë e trena për t’u përballur me krizën.

“Ajo që ICAO dhe UPU po thonë se nëse duam të kthehemi tek dërgesat e shpejta që siguronim më parë, duhet ta rimëkëmbim sistemin dhe se qeveritë duhet të ndihmojnë në këtë drejtim”, siç tha ai.

Zoti Dadge pohon se operimi me sukses i rrjetit postar ndërkombëtar po kërcënohet nga konkurrenca e kompanive private të cilat kanë ndërhyrë për të përmirësuar shërbimin për shkak të vonesave.

“Por të jem tërësisht i sinqertë dhe shifra është mjaft e zymtë, kompanitë private ndoshta po dorëzojnë rreth 70 për qind të pakove dhe operatorët postarë rreth 30 për qind. Pra në thelb, bota po ndryshon dhe operatorët postarë duhet të lëvizin me kohën”, tha ai.

Zoti Dadge thotë se industria ka ndryshuar strategjinë e saj me shpejtësi dhe në mënyrë dramatike për të shpërndarë furnizimet me barna e mjete humanitare të nevojshme për të luftuar pandeminë. Ai tha se shërbimi postar nuk ka të bëjë vetëm me dërgimin fizik të saj (postës). Ai vë në dukje shumë nga shërbimet që po ofrohen kryen nëpërmjet internetit.

“Mendoj se falë pandemisë ky transformim dhe kjo lëvizje drejt sistemit dixhital, lëvizjes në internet do të jetë mënyra se si postimi përcakton vetëveten ndërsa shkojmë më tej në shekullin 21. Nuk ka të bëjë më me postën, por me pakot. Ka të bëjë më shumë me shërbimet financiare dhe me të bërit biznes”, thotë ai.

Ndërsa shërbimet private ofrojnë konkurrencë të fortë, zoti Dadge thotë se ekzistojnë dyshime nëse ata do të dëshironin t’u dërgonin postën atyre njerëzve që jetojnë në zona të izoluara e të thella. Ai tha se kjo nuk është fitimprurëse nga pikëpamja financiare. Një tipar unik i sistemit universal postar thotë ai është se posta u dërgohet të gjithëve, të pasur e të varfër në të gjithë botën dhe me një kosto të përballueshme. /VOA

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Njerëzit që janë mjaftueshëm të çmendur për të menduar se mund të ndryshojnë botën, janë ata që e bëjnë vërtet.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0