COVID-19, Banka Botërore miraton 12 miliardë dollarë për financim të vaksinave

COVID-19, Banka Botërore miraton 12 miliardë dollarë për financim të vaksinave

Banka Botërore

Banka Botërore ka miratuar 12 miliardë dollarë për t’iu ardhur në ndihmë shteteve në zhvillim që të blejnë dhe shpërndajnë vaksina kundër COVID-19, për teste dhe trajtime tjera, me qëllim të mbështetjes së vaksinimit të rreth 1 miliard njerëzve.

Fondi prej 12 miliardë dollarëve është pjesë e një pakete më të madhe të Grupit të Bankës Botërore prej rreth 160 miliardë dollarëve, për t’i ndihmuar shtetet në zhvillim që të luftojnë pandeminë COVID-19, ka thënë BB, përmes një deklarate.

Banka Botërore ka thënë se programet e saj urgjente për këtë pandemi janë shtrirë në 111 shtete. Qytetarët në shtetet në zhvillim po ashtu duhet të kenë qasje në vaksinën efektive kundër koronavirusit, thuhet në deklaratë.

Lexoni: Rimëkëmbje e ekonomisë, import-eksportet arrijnë nivele rekord në Kinë

“Ne jemi duke zgjeruar dhe zmadhuar qasjen e përgjigjes së shpejtë ndaj emergjencës së COVID-19, në mënyrë që shtetet në zhvillim të kenë qasje të drejtë dhe të barabartë në vaksina”, ka thënë presidenti i kësaj Banke, David Malpass.

“Qasja në vaksina efektive dhe forcimi i sistemeve të ofrimit të shërbimeve, janë çelës për ndryshim të kursit të pandemisë dhe për t’iu ndihmuar shteteve, që po përballen me katastrofa ekonomike dhe ndikim fiskal, të ecin tutje drejt rimëkëmbjes”, ka thënë mes tjerash ai.

Zhvillimi i vaksinës po konsiderohet si element kyç për ndalje të përhapjes së koronavirusit, i cili ka lënë të vdekur më shumë se 1 milion njerëz dhe ka sëmurë 38 milionë të tjerë, ndërkohë që ekonomitë e shkatërruara po përballen me miliona të papunë.

Financial Express

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0