COVID-19, 52 persona të shëruar, identifikohen 20 të prekur të tjerë

COVID-19, 52 persona të shëruar, identifikohen 20 të prekur të tjerë


20 persona të prekur nga Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 243 të infektuar.

Një 82-vjeçare nga Tirana dhe një 62-vjeçar nga Durrësi kanë ndërruar jetë, përkatësisht mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm, në spitalin infektiv, të dy me sëmundje shoqëruese.

Në informimin e përditshëm nga Ministria e Shëndetësisë, zv/ministrja Mira Rakacolli njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë, është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Mirditë.  Në Durrës janë zbuluar 12 të infektuar të tjerë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1671 persona, ku:

– 243 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 52 janë shëruar,

– 13 kanë vdekur,

– 77 persona janë të shtruar në spital,

– 8 prej tyre janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Përhapja e koronavirusit deri më 31 mars është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 129 persona;

— Në Durrës: 26 persona;

— Në Fier:  23 persona;

— Në Lushnjë: 4 persona;

— Në Elbasan:  5 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona;

— Në Korçë: 15 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 8 persona;

— Në Lezhë: 5 persona;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person;

— Në Krujë: 5 persona;

— Në Tropojë: 5 persona;

— Në Pukë: 3 persona;

— Në Mirditë: 2 persona.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0