COVID-19, 11 të infektuar dhe 2 viktima të tjerë, 197 të prekur në total

COVID-19, 11 të infektuar dhe 2 viktima të tjerë, 197 të prekur në total


11 persona të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 197 të infektuar. Dy pacientë humbën jetën duke e çuar në 10 numrin e viktimave: një 72-vjeçare nga Vlora dhe një 67-vjeçar nga Tirana. Të dy viktimat vuanin nga hipertensioni.

Në informimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, të shtunën paradite, Silva Bino njoftoi se harta e personave të prekur është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Pukë, me dy persona të prekur.

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1325 persona, ku:

– 186 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 33 janë shëruar, 6 punonjës të sistemit shëndetësor,

– 10 kanë vdekur,

– 74 persona janë të shtruar në spital,

– 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Përhapja e koronavirusit deri më 28 mars është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 113 persona;

— Në Durrës: 11 persona;

— Në Fier:  21 persona;

— Në Lushnjë: 4 persona;

— Në Elbasan:  5 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona;

— Në Korçë: 12 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 4 person;

— Në Lezhë: 4 person;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person;

— Në Krujë: 3 person;

— Në Tropojë: 3 persona;

— Në Pukë: 3 persona.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0