Çokollata, ushqimi që iu bën më të zgjuar - Business Magazine Albania

Çokollata, ushqimi që iu bën më të zgjuar


Nëse po kërkoni të përmirësoni shëndetin fizik dhe atë mendor, shkenca nuk kursehet t’iu japë sugjerime. Ushtrohuni më shumë, këtë rekomandojnë studimet e shumta. Ndaloni multitasking. Konsumoni më shumë drithëra.

Të gjitha këto sugjerime janë efektive, por le të tregohemi të sinqertë: ti mund të hash sallatë gjithë ditën apo të regjistrohesh në palestër për një vit, e vërteta është se asnjëra nga këto nuk do të bëj të lumtur.

Kërkimi i fundit i bërë nga studiuesja australiane e të ushqyerit Georgina Crichton dhe kolegët e saj rreth dietave dhe stilit të jetesës ka arritur në një përfundim të veçantë.

Lajmi më i mirë i dhënë nga shkenca ndonjëherë.

Pas shumë analizave të bëra për të kontrolluar faktorët e ndryshëm të jetesës, ekipi zbuloi se një ushqim i veçantë arrin të përmirësojë ndjeshëm shëndetin mendor – dhe ai është çokollata.

Po, e lexuat mirë. As drithërat pa ngjyra apo brokoli i tmerrshëm, por vetë ajo: çokollata e shijshme. Këta shkencëtarë rekomandojnë që duhet të konsumoni më shumë çokollatë, por mos t’i tregoni dentistit.

Po çfarë efektesh ka çokollata?

Skuadra zbuloi përmirësimin e disa faktorëve si për shembull kujtesën vizuale në hapësirë dhe organizim, kujtesën e punës (e shkurtër), skanimin, arsyetimin abstarkt dhe mini testin mendor të shëndetit. Të gjitha këto arritën në një përfundim: me sa duket çokollata e bën trurin tuaj të funksionojë më mirë.

Dhe jo, kjo nuk është një fushatë marketingu për të shitur më shumë çokollata. Studimi pasardhës konfirmoi se konsumi i gjërave të ëmbla sjell përmirsimin e funksionimit të sistemit njohës.

Përse truri e do çokollatën?

Përse çokollata paska një efekt pozitiv për trurin tonë? Askush nuk është 100% i sigurt dhe kërkimet do të vazhdojnë, por studiuesit kanë dhënë disa hipoteza:

“Lëndët ushqyese të quajtura cocoa flavanols, të cilat gjenden në kakao, gjithashtu dhe në çokollatë duket se kanë një efekt pozitiv për trurin e njeriut,” citojnë studimet e mëparshme.

“Çokollata njësoj si kafeja dhe çaji, përmban methylxanthines, lëndë përbërse e bimës e cila rrit funksionet e ndryshme të trupit.”

Por mos e teproni, miq.

Nëse ky studim i lejon fansat e çokollatës të shijojnë pa frikë “mëkatin” e tyre të preferuar kjo nuk do të thotë që të konsumoni tonelata çokollate. “Sigurisht që çokollata duhet të konsiderohet një ushqim i shëndetshëm,” tha Crichton për fansat e çokollatës të cilët mund të tundohen dhe të konsumojnë më shumë seç duhet.

Edhe pse kjo është një leje shkencore për t’a përlyer fytyrën me çokollatë, çdo gjë ka një kufi.

Prandaj miq, vazhdoni të konsumoni çokollatë ndoshta nesër do të zgjoheni më të ditur.

/Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0