Codecool dhe SDA shkrihen për t’u bërë fuqi digjitale evropiane e aftësive dhe burimeve njerëzore - Business Magazine Albania

Codecool dhe SDA shkrihen për t’u bërë fuqi digjitale evropiane e aftësive dhe burimeve njerëzore

Codecool

Bashkimi krijon qendrën më të madhe të trajnimit dhe burimeve të teknologjisë në Evropën Qendrore, duke u ofruar kompanive evropiane një grup të ri talentesh profesionistësh të IT-së, ndërsa mungesat e aftësive vazhdojnë.

● 15 – 20,000 studentë parashikohen të trajnohen çdo vit për kurset B2B dhe B2C, duke përfshirë zhvillimin e softuerit, testimin dhe sigurinë kibernetike.

13 Shtator 2022: Codecool dhe Software Development Academy (SDA), dy kompanitë kryesore të Evropës Qendrore në EduTech, njoftuan sot bashkimin e kompanive për të krijuar një nga fuqitë më të mëdha digjitale të aftësive dhe burimeve njerëzore në Evropë.

Kompania e bashkuar ka një prani në 8 vende (Poloni, Hungari, Rumani, Austri, Sllovaki, Republikën Çeke, Estoni dhe Shqipëri) dhe do të trajnojë 15,000-20,000 individë dhe afro  400 marka globale dhe lokale nga rajoni i Evropës Qendrore çdo vit, me partnerët kryesorë duke përfshirë Accenture, Microsoft, Motorola, Morgan Stanley, Ericsson dhe Vodafone.

Me mbi 300 punonjës, 17 fusha të rikualifikimit digjital, një rrjet prej 1600 mentorësh, kompanitë e bashkuara ofrojnë aftësi, përmirësime dhe rikualifikim për individët, kompanitë dhe qeveritë private. Për sektorin publik, ata kanë ndërmarrë një program të suksesshëm rikualifikimi për 600 inxhinierë në Hungari. Kompania gjithashtu vazhdon të inkurajojë dhe mbështesë gratë në TIK përmes programeve të ndryshme.

“Ka një betejë globale për talentet digjitale, veçanërisht koduesit dhe programuesit, kështu që qëllimi ynë kryesor mbetet të ofrojmë aftësi digjitale me cilësi të lartë për punonjësit dhe punëdhënësit – por në një shkallë shumë më të madhe,” shprehet Michał Mysiak, CEO i SDA, i cili do të drejtojë kompaninë e bashkuar si CEO. “Ne besojmë se kombinimi i Codecool dhe SDA – me pika të forta të dallueshme rajonale dhe kategorie – do të rrisë nivelin e aftësive të evropianëve qendrorë që janë të uritur për të mësuar dhe do të jetë thelbësore në transformimin digjital të Evropës dhe më gjerë.”

“Ky është një kapitull i ri emocionues për të dyja kompanitë ku ne krijojmë një fuqi të vërtetë për digjitalizimin,” – tha József Boda, CEO i Codecool. “Përmes programeve tona të konsoliduara të aftësive digjitale, ne vazhdojmë me besim t’u shërbejmë nevojave të individëve, kompanive dhe qeverive. Të diplomuarit nga kurset tona janë shumë të kërkuar, veçanërisht pasi organizatat e Evropës Perëndimore dhe SHBA-së shikojnë në shtete të tjera duke ulur kostot.”

Fitimi i aftësive digjitale është veçanërisht i rëndësishëm pasi Bashkimi Evropian aktualisht po lufton me një boshllëk në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) prej rreth 1.8 milionë ekspertësh, duke përfshirë talentin e munguar dhe nënkualifikimin e specialistëve të punësuar të TIK-ut.

Për më tepër, një objektiv i rëndësishëm në kuadër të programit të Dekadës Digjitale të Komisionit Evropian është të punësojë 20 milionë specialistë të TIK-ut deri në vitin 2030. Për të arritur këtë objektiv, 161 miliardë euro do të investohen për novacionin dhe digjitalizimin e  tregjeve të BE-së sipas planit evropian të rimëkëmbjes. Në Poloni 21,3% e fondit total të rimëkëmbjes prej 35,4 miliardë eurosh, pra më shumë se 7 miliardë do të shpenzohen vetëm për transformimin digjital; në Rumani, kjo është rreth 6 miliardë, Austria do të shpenzojë rreth 1,8 miliardë.

Ky vizion evropian mund të arrihet vetëm me ofrues shërbimi në edukim si kompania e bashkuar Codecool dhe SDA, e cila po fokusohet në grupin më të madh të talenteve digjitale të kontinentit – në rajonin e Evropës Qendrore dhe Jugore. Në këto vende, interesi i popullatës për t’u punësuar në fushën e teknologjisë dhe me pagesë të mirë është më i larti brenda BE-së. Të dy kompanitë kanë një rritje vjetore prej 50% të regjistrimit të studentëve.
Michał Mysiak shton: “Për të inkurajuar edhe më shumë investitorë në rajon, ka nevojë për ofrimin e profesionistëve shumë të aftë të TIK-ut në një mënyrë të shpejtë. Kompania e bashkuar është një përgjigje ndaj kësaj nevoje si dhe një shans unik për rajonin që të bëhet një qendër shërbimi TIK në zhvillim në shkallë globale.”

Të dy kompanitë do të vazhdojnë të përdorin markat e tyre të forta të konsumatorit në tregjet e tyre lokale si Codecool dhe SDA në të ardhmen e afërt dhe do të dalin me trajnime të reja të aftësive digjitale që pasqyrojnë mjedisin teknologjik që ndryshon me shpejtësi. Krahas 8 vendeve aktuale, kompania e bashkuar do të vazhdojë të zgjerohet edhe në territore të reja gjeografike, duke forcuar pozicionin e saj numër një.

Lexo: Wolves Summit, 20% ulje për lexuesit e Businessmag.al

Codecool është një kompani me bazë në Budapest, e themeluar privatisht, 7 vjeçare, e pranishme në 4 vende (HU-PL-RO-AT), me 150 punonjës, me më shumë se 2000 të diplomuar dhe bashkëpunim me mbi 300 kompani.

Software Development Academy (SDA) është një kompani me bazë në Gdynia (Poloni), e
themeluar privatish, 7 vjeçare e pranishme në 6 vende (PL-RO-EE-CZ-SK-AL), me 150 punonjës, duke pasur më shumë se 15000 të diplomuar tashmë dhe bashkëpunim me mbi 100 kompani.

● Për më shumë informacion, kontaktoni SDA Albania: info@sdacademy.al
● Tel:+355_69 33 47 849
● Erion Nako – Country Manager

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0