Wolves Summit, 20% ulje për lexuesit e Businessmag.al - Business Magazine Albania

Wolves Summit, 20% ulje për lexuesit e Businessmag.al

Wolves Summit

Lajme emocionuese nga Wolves Summit!

Për herë të parë, miqtë tanë të Wolves Summit po e sjellin eventin në një qytet të ri.

Duke u zhvilluar në Vjenë, Austri mes 20-21 Tetorit këtë vit, ky edicion hibrid synon të lidhë nga e gjithë Europa Qendrore dhe Juglindore, talentet, teknologjinë dhe inovacionin ndërkombëtar.

Aplikonin për pjesëmarrjen online FREE online participation!

Po si duket Wolves Summit Vienna?

Karakteristikat e këtij viti përfshijnë:

  • Skenat kryesore. Me liderë të mendimit mbi 10 tema, të sjella me kujdes nga e gjithë Europa Qendrore dhe Juglindore, lidhur me teknologjinë e klimës, fintech, të ardhmen e punës, dhe teknologjitë më të fundit transformuese.
  • Rrjetëzimi i pakufizuar. Lidhu me startup-et dhe investitorët në të gjithë Europën
  • Ekspozimi më i mirë i startup-eve të EJQ. Wolves Summit është në kërkim të startup-eve më të mira dhe që mund të përshkallëzojnë aktivitetin e tyre në të gjithë EQL për të shfaqur teknologjinë e tyre drejtpërdrejt në Vjenë, përpara qindra investitorëve dhe partnerëve të korporatave
  • Ngjarje të tjera të bashkë-organizuara. Do të ketë një gamë të gjerë eventesh të tjera nga ekspozimi i punëve dhe tryezat e rrumbullakëta, deri te mbrëmjet e investitorëve. Më shumë do të njoftohet së shpejti.

Nëse dëshironi të vini personalisht në eventin më të madh Europian të startup-eve, ka një kod zbritjeje prej 20% ulje për të gjitha biletat në Wolves Samit për të gjithë miqtë e Businessmag.

Businessmag është partner mediatik i Wolves Summit.

Merrni Biletën tuaj zbritjen speciale prej 20% zbritje për komunitetin!

Rezervoni datat 20-21 Tetor dhe shihemi në Vjenë dhe online!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0