CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë - Business Magazine Albania

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

Pas një viti pritjeje, Eurovision u rikthye me gjithë ekstravagancën e vet në Bazel të Zvicrës  dhe këtë vit, është më i zjarrtë se kurrë. Ky është edicioni i 68-të i spektaklit europian më të çmendur, ku 26 shtete garojnë në finalen maratonë.

Prestigjiozja CNN, ka krijuar një renditje të këngëve finaliste të Eurovision 2025, nga ajo më e keqja tek ajo që cilësohet si më e mira. Renditja është subjektive, por e klasifikon përfaqësimin e Shqipërisë me këngën ‘Zjerm’ si më uniken dhe të fuqishmen duke i dhënë vendin e parë.

‘…Nuk ka asgjë tjetër në këtë skenë që i ngjan performancës së tyre, dhe për këtë po marrin duartrokitje të merituara nga fansat.’ – shkruan CNN.

Renditja

26. Armenia: PARG, “Survivor”

25.San Marino: Gabry Ponte, “Tutta L’Italia”

24.Mbretëria e Bashkuar: Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”

23. Portugali: Napa, “Deslocado”

22.Lituani: Katarsis, “Tavo Akys”,Gjermani: Abor & Tynna, “Baller”

21. Gjermani: Abor & Tynna, “Baller”

20. Izrael: Yuval Raphael, “New Day Will Rise”

19. Spanjë: Melody, “Esa Diva”

18. Islanda: VÆB, “Róa”

17. Norvegjia: Kyle Alessandro, “Lighter”

16. Polonia: Justyna Steczkoëska, “GAJA”

15. Letoni: Tautumeitas, “Bur Man Laimi”

14. Greqia: Klavdia, “Asteromáta”

13. Holandë: Claude: “C’est La Vie”

12. Ukrainë: Ziferblat, “Bird of Pray”

11. Estonia: Tommy Cash, “Espresso Macchiato”

10. Maltë: Miriana Conte, “Serving”

9. Danimarka: Sissal, “Halucination”

8. Suedi: KAJ, “Bara Bada Bastu”

7. Luksemburg: Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”

6. Itali: Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”

5. Francë: Louane, “Maman”

4. Zvicër: Zoë Më, “Voyage”

3. Finlandë: Erika Vikman, “Ich Komme”

2. Austria: JJ, “Wasted Love”

1. Albania: Shkodra Elektronike, “Zjerm”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0