Çmimi Nobel 2025 në Mjekësi: Zbulohet çelësi i vetëkontrollit të sistemit imunitar - Business Magazine Albania

Çmimi Nobel 2025 në Mjekësi: Zbulohet çelësi i vetëkontrollit të sistemit imunitar

Çmimi Nobel 2025 në Mjekësi: Zbulohet çelësi i vetëkontrollit të sistemit imunitar

Këtë javë do të shpallen fituesit e Çmimeve Nobel 2025, që nderojnë arritjet më të mëdha në shkencë, paqe dhe letërsi.

Java e Çmimeve Nobel nis me Fiziologjinë ose Mjekësinë, e ndjekur nga Fizika dhe Kimia, kurse të enjten dhe të premten do të shpallen Çmimi Nobel për Paqen dhe ai për Letërsinë. Fituesit shpallen nga komitete të ndryshme në Suedi dhe Norvegji dhe përzgjidhen për kontributet e tyre të jashtëzakonshme në përmirësimin e njerëzimit. Këtë vit, fokusi pritet të jetë te kërkimet shkencore që kanë transformuar kuptimin tonë për jetën, klimën dhe teknologjinë. Nobel Assembly në Karolinska Institutet shpalli fituesit e Çmimit Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025: Mary E. Brunkow nga Institute for Systems Biology në Seattle, Fred Ramsdell nga Sonoma Biotherapeutics në San Francisko dhe Shimon Sakaguchi nga Osaka University në Japoni. Të tre u vlerësuan “për zbulimet e tyre mbi tolerancën imunitare periferike”, një mekanizëm jetik që parandalon sistemin imunitar të sulmojë trupin tonë.

Lexo edhe: Shtyhet zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, pritet të nisë në 2028-ën

Sistemi imunitar është mburoja që na mbron çdo ditë nga mijëra mikrobe. Por kur ky mekanizëm i fuqishëm humbet ekuilibrin, ai mund të kthehet kundër vetes dhe të shkaktojë sëmundje autoimune. Pikërisht mënyra se si trupi arrin ta shmangë këtë vetëshkatërrim ishte misteri që zgjidhën Brunkow, Ramsdell dhe Sakaguchi. Në vitin 1995, Shimon Sakaguchi vuri në dyshim bindjen e kohës se toleranca imunitare zhvillohej vetëm në gjëndrën timus. Ai identifikoi një klasë të re qelizash (qelizat T) që veprojnë si “roje sigurie”, duke penguar qelizat e tjera imunitare të dëmtojnë indet e trupit. Ky zbulim hapi një epokë të re në kuptimin e autoimunitetit. Më vonë, në vitin 2001, Mary Brunkow dhe Fred Ramsdell zbuluan se një mutacion në gjenin Foxp3 ishte shkaku i sëmundjeve të rënda autoimune te një lloj minjsh dhe te njerëzit me sindromën IPEX. Dy vjet më pas, Sakaguchi provoi se ky gjen kontrollon zhvillimin e pikërisht atyre qelizave që ai kishte identifikuar më parë – qelizave rregulluese T. Këto zbulime themelore hodhën bazat e një fushe të re kërkimore, të quajtur tolerancë periferike, duke hapur rrugë për trajtime novatore kundër kancerit, sëmundjeve autoimune dhe për përmirësimin e suksesit të transplantimeve. Siç tha kryetari i Komitetit Nobel, Olle Kämpe: “Falë tyre, sot kuptojmë pse sistemi ynë imunitar na mbron,  pa na shkatërruar.”

monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0