Fondacioni M&M Ivanaj Institute sjell edicionin pilot 2026 të Çmimit “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit” në Tiranë. Iniciativa synon të vendosë mësuesit përsëri në qendër të vëmendjes publike, duke ju njohur përkushtimin, etikën dhe ndikimin në formimin e brezave.
Nga 26 janar deri më 6 shkurt 2026, qytetarët mund të propozojnë mësues aktivë ose në pension, në këtë link.
Ndërsa nga 15 deri më 22 shkurt 2026, kandidatët do t’i nënshtrohen votimit publik online dhe një vlerësimi profesional paralel nga një juri e pavarur.
Frymëzuar nga vizioni i Mirash Ivanajt, reformator i arsimit shqiptar që e konsideronte dijen si themel të shoqërisë moderne, çmimi ndërton një model bashkëkohor vlerësimi mbi meritën, integritetin dhe ndikimin shoqëror. Struktura e shpërblimit i jep 70% vetë mësuesit si vlerësim profesional, ndërsa 30% i dedikohet një projekti edukativ që ai ose ajo zhvillon me nxënësit.
Lexo edhe: Si të dalloni një kulturë toksike pune nga reklamat e punës
Edicioni i parë fokusohet në tre nivelet e arsimit parauniversitar të Tiranës: fillor, 9‑vjeçar dhe të mesëm; duke shpallur një fitues për secilin nivel.
Kombinimi i votës së komunitetit me analizën e jurisë krijon një proces të drejtë, të hapur dhe të besueshëm, duke i dhënë mësuesve shqiptarë një vlerësim të merituar dhe duke rikujtuar se investimi në edukim është investim në të ardhmen e shoqërisë.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.