28 vite Top Albania Radio, nga revolucioni i valëve FM tek epoka e podcast-it - Business Magazine Albania

28 vite Top Albania Radio, nga revolucioni i valëve FM tek epoka e podcast-it

Më 14 shkurt 1998, në një Shqipëri që sapo kishte hyrë në epokën e medias private, nisi transmetimin zyrtar Top Albania Radio, duke shënuar një moment kthese në historinë audiovizuale të vendit. E konceptuar nga vizioni i themeluesit të Top Media-s, Dritan Hoxha, radioja do të bëhej shumë shpejt simbol i një fryme të re: dinamike, moderne dhe pranë publikut.

Top Albania Radio mori licencën e parë kombëtare për radiot private dhe brenda një viti arriti të mbulonte 95% të territorit të vendit, duke tejkaluar ndjeshëm shtrirjen e radios shtetërore. Me 19 edicione informative “flesh” në ditë dhe një programacion të pasur me muzikë bashkëkohore, por edhe hite nostalgjike.

Transmetimet eksperimentale kishin nisur që në janar 1998 vetëm me muzikë, ndërsa më 14 shkurt prezantuesja e parë, Gerta Heta, lançoi numrat e telefonit për dëgjuesit, duke hapur një traditë komunikimi të drejtpërdrejtë që vijon edhe sot. Me kalimin e viteve, Top Albania Radio u bë pjesë e një ekosistemi më të gjerë mediatik, përkrah Top Channel dhe DigitAlb.

Lexo edhe: “Ta çojmë Plisin Shqiptar në UNESCO”, bëhu pjesë e këtij kapitulli historik

Pak histori

Radio, si medium i pati fillesat në fund të shekullit XIX me zbulimet e Guglielmo Marconi, i cili realizoi transmetimet e para pa tela dhe hapi rrugën për komunikimin masiv në distancë. Në fillim të shekullit XX, radioja u shndërrua në mjetin kryesor të informimit dhe argëtimit, duke revolucionarizuar mënyrën si shoqëritë merrnin lajme, ndiqnin muzikë dhe përjetonin ngjarje historike në kohë reale. Në Shqipëri, transmetimet e para zyrtare nisën me Radio Tirana në vitin 1938, duke shënuar lindjen e transmetimeve kombëtare dhe një epokë të re komunikimi publik.

Që prej asaj kohe, radioja shqiptare ka kaluar nga modeli shtetëror në pluralizmin mediatik të viteve ’90, për t’u përshtatur sot me epokën digjitale, ku valët tradicionale bashkëjetojnë me platformat online dhe podcast-et.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0