Çmimi i naftës mbi 200 lekë për litër. Konfindustria kryeministrit: mos shtrenjtoni koncesionin dhe ulni barrën fiskale - Business Magazine Albania

Çmimi i naftës mbi 200 lekë për litër. Konfindustria kryeministrit: mos shtrenjtoni koncesionin dhe ulni barrën fiskale

Çmimi i naftës ka tejkaluar 200 l/litër në disa pika karburanti në kryeqytet. Çmimet e rritura ditët e fundit vijonë të kenë një tendencë rritëse. Në tregjet ndërkombëtare çmimi ka arritur në nivel rekord, ndërsa në mënyrë proporcionale me çmimin baze rritet e dhe vlera e taksave, duke e çuar çmimin në nivelet aktuale.

Përmes një njoftimi për shtyp, Konfindustria i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë për të ndërprerë çdo nismë absurde të agjensive ekzekutive, që do të shtrenjtojë më tej çmimet e karburanteve edhe kështu në nivelet më të larta historike me mbi 200 lekë/litër në javën e parë të Marsit 2022, si dhe kahje të fortë rritëse të mëtejshme.

Fjala, sipas Konfindustrisë, është për njoftimin se po parashikohet dhe po punohet nga ekzekutivi për rritje të tarifave të koncesionit të metrologjisë të karburanteve, që do t’u kushtojnë biznesit dhe qytetarëve 70 milionë euro shtesë. Shuma e mësipërme dyfishon në 140 milion euro vlerën e koncesionit në fjalë, shumë të përfolur për efektivitetin në shërbim të interesit publik.

Sipas Administratorit të saj Gjergj Buxhuku, Konfindustria i ka kërkuar Kryeministrit të Shqipërisë të vlerësojë seriozisht dhe me shpejtësi uljen e barrës fiskale të karburanteve, që shkojnë deri në 60% të çmimit fundor shoqëruar domosdoshmërisht me ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK.

Çmimet historike të larta të karburanteve në vlerë absolute dhe krahësimore me rajonin dhe më gjerë si dhe cilësia jashtë standartit e tyre kanë një ndikim shkatërrues afatgjatë për biznesin, industritë dhe ekonominë kombëtare, duke shkuar në përfitim të drejtëpërdrejtë të karteleve, korrupsionit dhe grabitjes së taksave të shqiptarëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0