Çmimi i Filantropisë 2015 - Shpallen fituesit në ceremoninë e organizuar nga Partnerët Shqipëri - Business Magazine Albania

Çmimi i Filantropisë 2015 – Shpallen fituesit në ceremoninë e organizuar nga Partnerët Shqipëri


 

Çmimi i Filantropisë është një çmim në nivel mbarë kombëtar, që vlerëson dhe shpreh mirënjohjen e falenderimin për individët e bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në vend.

 

Fituesit për Çmimin e Filantropisë për vitin 2015 janë:

Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Alpha Bank Albania, me motivacion: Për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e shëndetësisë, edukimit, mjedisit, artit dhe kulturës e veçanërisht për kontributin në nismat kundër kancerit të gjirit, sigurimin e aparaturës për diagnostikimin e problemeve të mundshme të foshnjave në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe rikonstruksionin e çerdhes “Zërat e Jetës” në Kamëz. Çmimi u dorëzua nga Z.Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Cmimi-Filantropise-2015-te-ftuarit-ishin-businessmagAl-partneretÇmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua kompanisë Kassel, me motivacion: Për kontributin e dhënë në mbështetje të edukimit dhe mirëqënies së fëmijëve nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës dhe rinovimit të mjediseve të brendshme të çerdhes “Lulet e Jetës” në Tiranë. Çmimi u dorëzua nga Z. Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Z. Ismail Keta dhe Z. Gjetan Keta me motivacion: Për kontributin e veçantë në promovimin dhe zhvillimin e jetës sociale e sportive të komunitetit të Bulqizës nëpërmjet ngritjes së kompleksit të parë sportiv në këtë qytet, si dhe ndihmës bujare për njerëzit në nevojë. Çmimi u dorëzua nga Zj. Yesim M. Oruc, Përfaqësuese e Përhershme në detyrë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

 

fituesi-Cmimi-Filantropise-2015-businessmagAl-partneretÇmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Zyber Hallulli (pas vdekjes) me motivacion: Për kontributin e çmuar dhënë gjatë viteve 1914 – 1927 në mbështetje të individëve dhe familjeve tiranase në nevojë, zhvillimit të arsimit dhe ngritjes së shtëpisë së parë për fëmijët jetimë në Shqipëri “Streha Vorfnore”. Çmimi u dorëzua nga Z. Sadi Vorpsi, Prefekt i Tiranës.

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Zoje Jakaj me motivacion: Për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të personave dhe familjeve në nevojë, e veçanërisht për mbështetjen e arsimimit dhe integrimit të fëmijëve me nevoja të veçanta. Çmimi u dorëzua nga Zj. Ornela Bego, Menaxhere e Çështjeve të Korporatës, Telekom Albania.

 

Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të sektorit të biznesit, medias, organizatave vendase dhe të huaja, dhe përfaqësues të pushtetit vendor e qendror në vend.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0