Çmimet e energjisë do të përcaktohen nga tregu i lirë - Business Magazine Albania

Çmimet e energjisë do të përcaktohen nga tregu i lirë


Tregtarët e energjisë (furnizuesit) dhe konsumatorët fundore do të do të shkëmbejnë energji elektrike me çmime të parregulluara sipas një rregullave të reja të tregut të energjisë, të cila janë në proces miratimi nga Enti rregullator i energjisë.

Rregullat e reja që janë në shërbim të liberalizimit të tregut të energjisë i japin të drejtë operatoreve privatë që të blejnë energji elektrike për furnizimin e klientëve fundorë në tregun e brendshëm ose nëpërmjet importit.

“Më tej furnizuesit do të lidhin kontrata furnizimi të energjisë elektrike me klientët fundorë me çmime te parregulluara, të negociuara ndërmjet furnizuesit dhe klientit fundor ne përputhje me rregullat e tregut dhe kushtet e përgjithshme për furnizim te miratuar nga ERE” thuhet në rregulloren e re.

Furnizuesit do të kontraktojnë energji elektrike nga Tregtarët dhe Prodhuesit ose nga shoqëria e prodhimit të energjisë elektrike, aksionet e së cilës kontrollohen plotësisht ose pjesërisht nga shteti (KESH Gjen), Furnizuesit privatë detyrohen tu sigurojnë klientëve një informacion të detajuar dhe transparent me shkrim për kushtet kryesore të kontratës. Sipas ERE, Këto kushte duhet të jenë të drejta dhe të balancojnë interesat e palëve.

Por në rast se, bizneset në konsumin 20 dhe 35 kilovolt dështojnë të gjejnë energji në tregun privat atëherë modeli i ri i tregut njeh parimin e “ Shërbimit Universal”. Ky parim njeh detyrimin e shërbimit universal të furnizimit,si detyrim i shërbimit publik, siguron të drejtën e furnizimit me energji elektrike për një kategori të caktuar të klientëve ne përputhje me kriteret e vendosura ne ligjin nr. 43/2015, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, me një cilësi të caktuar të furnizimit, me çmime të rregulluara, lehtësisht dhe qartësisht të krahasueshme, transparente dhe jodiskriminuese.

Klientët që përfitojnë nga shërbimi universal, do të operojnë me çmime te cilat reflektojnë kostot me metodologjinë përkatëse te miratuar nga ERE.

/monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0