5 tipare të personalitetit që duhet të dini

Cilin personalitet ke si udhëheqës


Drejtuesit e kompanive të mëdha dhe të vogla gjithmonë kërkojnë mënyra për të komunikuar më mirë me punonjësit e tyre. Pyetja kryesore që shtrohet shpesh është: Cili është stili më i mirë i udhëheqjes për angazhimin e punonjësve. Ndërsa opinionet e drejtuesve mund të ndryshojnë, kjo shkakton një bisedë më të thellë në identifikimin e stilit tuaj të udhëheqjes për të përcaktuar se si stili juaj ndikon në komunikimin e përditshëm me kolegët.

Rick McDaniel, autor i You Got Style shkroi një libër të tërë për stilet e personalitetit dhe konkretisht sesi ato stile ndikojnë në udhëheqjen në biznes. McDaniel cilëson pesë stile që do të bëjnë një ndryshim transformues në mënyrën se si i drejtoni qeniet e tjera njerëzore dhe nxisni organizatën tuaj të ecë përpara.

5 Stilet e personalitetit

  1. Vizionarë

Drejtuesit vizionarë kanë një panoramë të qartë të, kristaltë të asaj që duan të bëjnë. Ata tregojnë se si roli i secilit përshtatet në vizionin e madh të organizatës. “Kur njerëzit punojnë për këtë lloj udhëheqësi, ata besojnë se çfarë bëjnë ato,” vëren McDaniel. Duke i përshtatur rolet individuale brenda një vizioni më të madh, ky udhëheqës vendos standardet që mbështesin vizionin. Rezultati është një angazhim më i madh për qëllimet e organizatës.

  1. Harmonizues

Drejtuesit harmonizues vlerësojnë emocionet e një personi më shumë sesa detyrat dhe qëllimet. Ky drejtues dëshiron të formojë lidhje emocionale që krijojnë një ndjenjë të fortë të përkatësisë ndaj organizatës. Stili çon në një komunikim të fortë sepse njerëzit që pëlqejnë njëri-tjetrin flasin shumë. “Ata ndajnë idetë e tyre. Janë më të hapur. I besojnë njëri-tjetrit dhe kjo rezulton në një risi më të madhe”, thotë McDaniel.

Lexo: Çfarë tregon posta juaj elektronike në lidhje me personalitetin tuaj

  1. Prodhues

Drejtuesit prodhues përqëndrohen në marrjen e rezultateve. Ky drejtues vendos standarde të larta për performancën dhe pret që punonjësit e tij t’i modelojnë ato. Ky lloj lideri modelon standarde dhe është i përqëndruar në bërjen e gjërave më shpejt dhe më mirë. Por ka një dobësi, shpjegon McDaniel: “Udhëheqësi prodhues mund të dijë atë që dëshiron, por jo ta komunikojë atë qartë. Ai pret që njerëzit të dinë se çfarë të bëjnë. Kjo mund të bëjë që punonjësit të hamendësojnë atë që dëshiron lideri dhe të pyesin nëse lideri u beson që të bëjnë punën e tyre”.

  1. Bashkëpunëtor

Bashkëpunëtorët-udhëheqës krijojnë konsensus përmes pjesëmarrjes. Udhëheqësi bashkëpunues ndërton një sasi të madhe besimi dhe angazhimi. McDaniel shpjegon: “Duke i lënë punonjësit të kenë të dhëna të drejtpërdrejta në vendime që ndikojnë në atë se si ata bëjnë punën e tyre, bashkëpunëtori rrit besimin e tyre. Dhe duke dëgjuar shqetësimet e punonjësve, ky lloj udhëheqësi mëson se çfarë është e nevojshme për moralin që ai të mbetet i fortë”.

  1. Trajner

Udhëheqësit e trajnimit përqëndrohen tek njerëzit në zhvillim. Drejtuesit me këtë stil, herë pas here mund të funksionojnë më shumë si një këshilltar që dëgjon shqetësimet dhe më pas udhëzon anëtarët e ekipit drejt një shtegu më të mirë në të ardhmen. Drejtuesit e trajnimit ndihmojnë anëtarët e ekipit të identifikojnë pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Ata tregojnë se si t’i përdorin ato për suksesin e tyre personal dhe profesional dhe inkurajojnë zhvillimin e qëllimeve afatgjata dhe një plan për arritjen e tyre. Dhe gjatë rrugës, ata japin shumë informacion dhe reagime. “Nuk ka asnjë stil të vetëm drejtimi që qëndron mbi pjesën tjetër, por të kesh një kuptim të fortë të stileve të ndryshme do t’ju ndihmojë të rregulloni tuajin për të komunikuar më mirë me punonjësit tuaj,” shpjegon McDaniel.

Të dish se si zakonisht komunikoni me punonjësit tuaj do t’ju ofrojë hapësirë ​​për të ndryshuar atë stil kur është e nevojshme për të trajtuar një situatë. Nga ana tjetër, një udhëheqës efektiv do të zgjedhë stilin e duhur të udhëheqjes bazuar tek rrethanat.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0