Studiuesit në Universitetin Stanford në SHBA gjurmuan telefonat e 717,000 njerëzve nga 111 shtete, si pjesë studimit më të madh të njerëzimit.
Ata zbuluan se britanikët janë shumë aktiv krahasuar me vendet e tjera, me një mesatare prej 5,444 hapash në ditë, pra afërsisht 5 km.
Shkencëtarët përdorën telefonat e njerëzve dhe arritën në përfundimin se numri mesatar i hapave ditore ishte 4,961.
Shumica e smartfonëve kanë një program të integruar që mund të shënojë aktivitetin fizik të përdoruesit, por për këtë studim u morën të dhëna anonime nga më shumë se 700,000 njerëz që përdorin aplikacionin e ecjes Argus.
Scott Delp, profesor i bioinxhinerisë, tha: “Nëse i ndani njerëzit e një vendi në ‘aktiv’ dhe ‘joaktiv’, diferenca mes tyre tregon nivelin e obezitetit në atë shoqëri.’
Studimi gjithashtu u përqendrua te zakoni i ecjes në këmbë, duke zbuluar se dhe infastruktura e një vendi ndikon te shëndeti.
/BBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
