Cili është qyteti më i mirë në SHBA për të filluar një startup? (Nuk është në Silicon Valley) - Business Magazine Albania

Cili është qyteti më i mirë në SHBA për të filluar një startup? (Nuk është në Silicon Valley)


Mendojeni bashkimin me komunitetin e startup-eve në këtë qytet perëndimor, që gjeneron kthime të mëdha në investime.

Pasi skena e startup-eve në Silicon Valley është “tejmbushur”, qytetet në vende të tjera kanë filluar të duken shumë më tërheqëse për startupet dhe për sipërmarrjet e reja.

Ndërkohë që San Francisco vazhdon të mbetet lider për startupet, kompania hulumtuese e investimeve PitchBook vendosi të shikonte në rajone dhe qytete të tjera vetëm për të qenë i sigurt.

Tronditëse por ata gjetën se “Bay Area” nuk ka përqindjen më të lartë të startupeve fitimprurëse. Për më tepër, disa nga tregjet më të vogla ishin shumë më të dobishme se sa qytetet e mëdha si New York dhe Los Angeles. Por kush ishte më fitimprurëse nga të gjitha? Chicago.

Chicago, 45% e investimeve sjellin 10 herë më shumë kthim të investimit. Chicago u rendit në pozicionin më të lartë në të gjithë bordin, me 81% të startupeve të saj, të cilat prodhojnë 3% deri në 10% të investimit fillestar. New York doli i treti poshtë Chicago dhe Raleigh në vendin e dytë.

Qytetet me të paktën 30 startup-e janë përfshirë në grupin e të dhënave të PitchBook. Ajo tha se edhe Chicago dhe Raleigh kishin vetëm 31 startupe që plotësonte kërkesat e përfitimit. New York City ka 98 startup-e. Si rajoni më i madh i startupeve,”Bay Area” ka 613.

Kjo është një fitore e madhe për Chicago-n. Fred Wilson, bashkë-themelues i “Union Square Ventures”, e quajti Chicago-n si qytetin e tretë më të mirë për të filluar një startup, pas Silicon Valley dhe qyteteve si New York City, Los Angeles dhe Boston.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0