Cili është profesioni që ju bën një milioner? - Business Magazine Albania

Cili është profesioni që ju bën një milioner?


Nëse doni të bëheni një milioner, është më mirë të jeni një inxhinier software se një atlet profesionist.

Në vitin 2016, LeBron James basketbollisti më i mirë i Cleveland bëri mbi 77 milionë $ mes pagës së tij (23 milionë $) dhe kontratave të shumta, raporton Forbes. Eli Manning qendërmbrojtësi  i New York bëri 45 milionë $ dhe Clayton Kershaw i LA Dodgers bëri 32 milionë $.

Nuk ka dyshim se të qenit atlet elite profesionist paguhet shumë, shumë mirë.

Por merrni parasysh se: Periudha e karrierës për një atlet është e shkurtër dhe të mirët nuk paguhen aq sa lojtarët më të lartë. Në NFL, gjatësia mesatare e karrierës është 3,5 vjet me një fitim potencial prej 3 milionë $, sipas site-t teknologjik të vendeve të punës Paysa. Në MLB, gjatësia mesatare e karrierës është 5.6 vjet, me potencialin e fitimit prej 2.9 milionë $. Gjërat janë më të mira në NBA, ku karriera mesatare zgjat 4.8 vjet me potencial fitimi prej  12 milionë $.

Asnjë nga këto nuk është pak. Por në qoftë se ju futeni në numrin e atyre njerëzve, të cilët përpiqen të bëhen lojtarë profesionistë sportivë dhe kurrë nuk nënshkruajnë një kontratë të mirë, përqindja do të ishte shumë më e ulët.

Tani, krahasoni këto me një inxhinier, sugjeron Paysa. Nëse ju do të përpiqeni të bëheni një inxhinier, shanset janë të mira që ju do të keni sukses. Norma mesatare e pranimit në shkollat e inxhinierisë është 63 nga 100, thotë Paysa. Plus, 6 nga 10 studentë të inxhinierisë diplomohen dhe 97 nga 100 gjejnë punë.

Dhe sapo të jeni përshirë në fuqinë punëtore, periudha mesatare e karrierës është 40 vjet, me një rrogë mesatare vjetore në 125.418$. Potenciali i të ardhurave gjatë gjithë jetës shkon deri në 5 milionë $, më mirë se dy lojtarë tipik profesionist NFL dhe atletë tipik profesionistë MLB.

Plus, ata që ulen në radhët e “elitës” marrin shumë më mirë. Një karrierë në Facebook mund t’iu japë të ardhura të përgjithshme gjatë jetës prej 13.5 milionë $, llogarit Paysa. Një punonjës karriere teknologjie në Google mund të bëjë rreth 10.7 milionë $.

Dhe kjo është e mjaftueshme për të qëndruar gjatë, madje edhe kundër një lojtari profesionist NBA.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0