Cili është efekti i pirjes së kafes me stomakun bosh? - Business Magazine Albania

Cili është efekti i pirjes së kafes me stomakun bosh?

kafes

Është e sigurtë të thuhet se kur vjen mëngjesi i së Hënës, nuk ka asgjë më të mirë se të pish një filxhan kafe për t’u zgjuar. Në fakt, ndonjëherë është kaq i rëndësishëm sa drejtoheni direkt tek kafja para se të pini një gotë ujë apo të hani mëngjes.

Por për ata që e kanë zakon të pinë kafe para se t’ju jenë hapur sytë, duhet të dinë për efektet e mundshme anësore që vijnë nga pirja e kafes me stomak bosh. Edhe pse nuk ka shumë, një efekt kryesor i pirjes së kafes me stomakun bosh është se kafeina do të hyjë shumë më shpejt sesa nëse do të kishit ushqim në sistemin tuaj.

Sa kohë duhet që kafeina të futet në sistemin tuaj?

Sipas Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, kafeinës i duhen rreth 45 minuta për t’u absorbuar në trupin tuaj, dhe ajo “arrin” në qarkullimin e gjakut diku midis 15 minutash dhe 2 orëve.

Sidoqoftë, këta numra mund të ndryshohen nga një sërë arsyesh. Së pari, ndjeshmëria juaj ndaj kafeinës mund të ndikohet nga ndryshimet tuaja gjenetike.

Sipas një raporti nga Coffee & Health, 95% e kafeinës që metabolizojmë ndikohet nga diçka që quhet gjeni CYP1A2, i cili ndahet në dy variacione të ndryshme.

Lexoni: Shkenca në favor të kafesë – Ja çfarë thonë studimet

Në varësi të ndryshimit të këtij gjeni, ju ose bini në “metabolizuesit e shpejtë”, të cilët përjetojnë efektet e kafeinës për një kohë më të shkurtër, ose “metabolizuesit e ngadalshëm” të cilët përjetojnë vigjilencë të vazhdueshme dhe energji nga kafeina që ata konsumojnë.

Një faktor tjetër që ndryshon efektet e kafeinës është ushqimi në stomakun tuaj. Sipas Harvard Health, të kesh ushqim në trup, veçanërisht diçka të pasur me fibra, kur konsumon kafe do të ngadalësojë procesin kur kafeina bën efekt. Kështu që pirja me stomakun bosh do t’ju ​​bëjë të ndjeni efektet shumë më shpejt.

Për disa njerëz, pirja e kafesë me stomak bosh është krejtësisht e padëmshme. Por për të tjerët, kjo goditje e shpejtë e kafeinës mund të shkaktojë simptoma ankthi ose paniku.

Kur kjo mund të ketë një efekt negativ në trupin tuaj?

Nëse përjetoni gjëra të tilla si shqetësim, ankth ose panik pasi pini kafe, nuk jeni vetëm. Sipas Frontiers in Psychiatry, ka dëshmi për të mbështetur një marrëdhënie pozitive midis marrjes së kafeinës dhe simptomave të ankthit për shumë njerëz.

Nëse jeni dikush që ndiheni në ankth pasi keni pirë kafe ose jeni natyrisht të prirur ndaj ankthit ose panikut rregullisht, “goditja” më e shpejtë e kafeinës në gjakun tuaj nga pirja e kafes në mëngjes me stomak bosh mund të shkaktojë simptoma të padëshiruara.

Kur është e padëmshme?

E thënë thjesht, nëse nuk përjetoni simptoma ankthi kur pini kafeinë, marrja e saj me stomak bosh mund të jetë krejtësisht normale. Për shkak se ajo hyn në qarkullimin tuaj të gjakut me një ritëm më të shpejtë, kafeja me stomakun bosh mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të marrë një energji të fortë në mëngjes. Vetëm sigurohuni që të mos e anashkaloni mëngjesin shpesh, pasi kjo mund të çojë në probleme të tjera të padëshiruara shëndetësore.

Harvard Health gjithashtu përmend se edhe pse kjo rritje e energjisë është e mirë, shumica e njerëzve zhvillojnë një tolerancë ndaj kafeinës me kalimin e kohës që mund të ulë efektet e dëshiruara të rritjes së energjisë të kafesë tuaj në mëngjes.

/eatthis

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0