Cilët janë vendet e punës më të paguara? - Business Magazine Albania

Cilët janë vendet e punës më të paguara?


Dëshironi të fitoni para? Bëhuni mjek.

LinkedIn ditën e Martën publikoi listën e 20 vendeve të punës që paguhen më shumë në Shtetet e Bashkuara, të matura nga të dhënat e pagave të mbledhura në vendet e punës.

Top 9? Ato janë të gjitha në lidhje me mjekësinë dhe kujdesin shëndetësor.

“Këto vende pune tregojnë për industritë në rritje në ekonominë më të gjerë amerikane, që do të thotë se ju nuk duhet të jeni domosdoshmërisht një mjek apo inxhinier që të paguheni mirë.

Ndërkohë që industria e kujdesit shëndetësor po rritet më shpejt se çdo industri tjetër, aftësitë e teknologjisë janë më të kërkuarat mes punëdhënësve dhe profesionet ligjore janë të nevojshme në të gjitha industritë “, ka shkruar menaxheri i produkti të LinkedIn, Ryan Sandler në një postim në blog.

LinkedIn nuk e ka future punën si CEO në analizën e saj.

Me renditjen e saj, LinkedIn ka dhënë pagën mesatare bazë për këto pozicione. Personat më të paguar në Amerikë përveç CEO-s kanë një pagë mesatare prej 356,000 $.

Më poshtë janë Profesionet me pagesat më të larta dhe Pagat mesatare në SH.B.A. :

  1. Kardiolog – 356,000 $
  2. Radiolog – 355,000 $
  3. Anesteziolog – 350,000 $
  4. Kirurg – 338,000 $
  5. Drejtor Spitali – 230,000 $
  6. Patolog – 225,000 $
  7. Mjek i përgjithshëm – 220,000 $
  8. Punonjës në spital – 220,000 $
  9. Psikiatër – 218,000 $
  10. Këshilltar në korporatë – 175,000 $
  11. Inxhinier Software – 168,000 $
  12. Dentist – $165,000 $
  13. Drejtor i Inxhinierisë – 164,000 $
  14. Drejtor i Taxisë – 161,000 $
  15. Drejtor i Manaxhimit të Produktit – 160,000 $
  16. Noter për patenta – 160,000 $
  17. Mjek anestezist – 156,000 $
  18. Menaxher i lartë për software – 155,000 $
  19. Drejtues i Marketingut Global – 155,000 $
  20. Pedikyrist – 150,000 $

Burimi: mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0