Cilësitë më të mira dhe më të këqija të punonjësve në distancë

Cilësitë më të mira dhe më të këqija të punonjësve në distancë

punonjësit në distancë

Cilët lloj njerëzish janë punonjësit më të mirë në distancë? Ekziston një cilësi e rëndësishme që duhet ta kërkoni – optimizmi.Ekziston një cilësi e dytë, që duhet ta shmangni – njerëzit që ju bëjnë qejfin. Fatkeqësisht, të dy mund të duken shumë të ngjashëm dhe ndonjëherë është e vështirë të tregosh ndryshimin midis tyre.

Pse duhet të kërkoni optimistë

Cilësia numër një, që thonë shumica e ekspertëve se duhet të kërkoni në një punonjës në distancë është vetë-motivimi. Dhe për një arsye të mirë. Punonjësit në distancë nuk kanë mundësi të flasin me ju apo kolegët sa herë që ndihen të pasigurt për diçka, lidhur me punën. Të ngecur vetëm në shtëpi, ata duhet të “arrijnë në punë” çdo mëngjes me bindjen se ajo, që do të bëjnë atë ditë ka rëndësi dhe që ata mund ta bëjnë atë me sukses. Kjo kërkon optimizëm, sipas Sara Sutton Fell, themeluese e faqes kërkimore të punëve në distancë, FlexJobs.

Nëse vlerësoni dikë që punon për ju, ose dikë që njihni, mund ta dini tashmë nëse ai person është optimist apo jo. Por, sikur të takoni për herë të parë një punonjës potencial – ndoshta përmes bisedës telefonike ose videokonferencës?

Lexoni: Ditë të çuditshme për komunikimin. Çfarë duhet të kenë parasysh kompanitë sipas drejtoreshës së Komunikimit të PMI, Marian Salzman

Sutton Fell rekomandon të pyesni drejtpërdrejt nëse një kandidat për punë është optimist; mund të merrni një përgjigje të vërtetë ose të paktën një përgjigje të dobishme. Dhe kur diskutoni përvojat e kaluara të punës së një kandidati, tendenca për të parë në anën e ndritshme ose anën e errët të tyre, mund të bëhet e qartë. “Kjo lloj gjëje nuk funksionon kurrë” ose “E dija që projekti ishte i dështuar që në fillim” mund t’ju tregojë se dikush është pesimist. Krahasoni atë me deklarata më optimiste të tilla si “Ne bëmë më të mirën tonë, por nuk shkoi ashtu siç duhej. Do të doja të provoja përsëri një ditë”.

Pse duhet të shmangni njerëzit, që ju bëjnë qejfin

Asnjëherë nuk doni që dikush, që punon për ju t’ju thotë vetëm ato gjëra, që dëshironi të dëgjoni, qoftë ky punonjës në distancë apo i pranishëm në zyrë. Por, thotë Sutton Fell, në një situatë pune në distancë, është më e vështirë për një menaxher të kuptojë nëse një punonjës po ndihet i sigurt ose i shqetësuar. Që kompania juaj të jetë e suksesshme, punonjësit në distancë duhet të jenë të gatshëm dhe të aftë të flasin, kur mendojnë se diçka nuk është në rregull.

Një problem i dytë, më delikat është që punonjësit në distancë, të cilët kanë qëllim të kënaqin shefat ose bashkëpuntorët e tyre, mund të humbasin shumë kohë dhe energji mendore duke u shqetësuar nëse janë të dëshiruar në vendin e punës apo jo.

Për shkak se situatat e punës në distancë nuk lejojnë biseda joformale, ose gjëra të tilla si të ngrënit drekë me një koleg që ju fton, punonjësit në distancë nuk mund të marrin shumë nga sinjalet e zakonshme, që do t’u tregonin atyre kush i pëlqen dhe kush jo. Për të qenë efektiv, ata duhet të jenë në gjendje të funksionojnë mirë, pa ato sinjale.

Mund të jetë e vështirë të kuptoni nëse dikush është duke iu bërë qejfin. Për shembull, pyesni punonjësit aktualë ose ata potencialë, nëse mund të realizojnë një punë brenda një afati të shkurtër dhe ata mund të përgjigjen, “Vemë bast, që po!”. Por, a janë ata optimistë apo po ju tregojnë ato, që mendojnë se doni të dëgjoni? Është e vështirë të dihet me siguri. Edhe një herë, rishikimi ose diskutimi i punëve ose projekteve të kaluara mund t’ju japë një të dhënë. “Mendova se kishte një problem, por nuk më pëlqen të shkaktoj trazira, kështu që unë nuk reagova”, mund të sinjalizonte që po flisni me dikë, që po ju bën qejfin.

Lexoni: Ja se si t’i ndihmoni punonjësit tuaj, që janë prindër dhe punojnë nga shtëpia

Sutton Fell gjithashtu rekomandon të pyesni punonjësit e ardhshëm në distancë, nëse ata janë njerëz, që ua bëjnë qejfin të tjerëve. Dikush që thjesht përgjigjet jo, mund të mos krijojë atmosferë argëtuese gjatë punës. Pra, kërkoni një përgjigje më me nuanca, për shembull dikush, që thotë se përpiqet të shoqërohet me të gjithë, por nëse nuk pajtohet me ju për një çështje të rëndësishme, ai do të sigurohet që t’jua thotë këtë, në mënyrë të këndshme.

Ky është saktësisht lloji i punonjësve në distancë, që dëshironi.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0