Cilat janë propozimet e kreut të opozitës

Cilat janë propozimet e kreut të opozitës


Lulzim Basha propozon paketën që ndihmon qytetarët dhe ekonominë të mos bjerë në kolaps për shkak të koronavirusit. Masat fillestare me efekt të menjëhershëm, propozohen më poshtë:

  1. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë dhe biznese) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Lexo: Klasa virtuale, nxënësit shqiptarë do të mësojnë online

Gjithashtu, të ndalohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

  1. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (dhe shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
  2. Përjashtimin nga tatim-fitimi për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj për të gjitha subjektet në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur, me qëllim përballimin e plotë të “2-muaj” kosto të pagave të punonjësve dhe ambjenteve të marra paraprakisht me qera për zhvillimin e aktivitetit.
  3. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
  4. Përjashtim nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
  5. Mbështetje me fokus të veçantë për sektorët prioritare dhe sektorët më vulnerabël, siç janë; sektori i turizmit apo sektori fason, apo call center, të cilët kanë pësuar apo pritet të pësojnë një rënie drastike nga koronavirusi dhe disa prej tyre janë goditur tashmë rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Këto janë masa që u propozuan me efekt të menjëhershëm. Gjithashtu, nevojitet rishikimi i menjëhershëm i buxhetit të vitit 2020, me qëllim:

  • Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të pacientëve të parë dhe pritet të rritet dita ditës.
  • Po kështu, alokimin e fondeve në buxhet për të përballuar rritjen e testimeve për personat që mund të jenë prekur nga COVID -19, pjesë të cilës e diskutuam edhe në fillim të këtij bashkëbisedimi. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjithë aparaturat e nevojshme dhe aparaturat më të mira sepse koha nuk pret, koha kushton jetë.
  • Rritjen e fondeve në buxhet, për mbrojtjen shëndetësore në tërësi.
  • Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë, gjithçka sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Lexo: Shkon në 15 numri i të prekurve nga coronavirus në Shqipëri

Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhershme janë plotësisht të mundura po të kemi parasysh që vetëm gjatë këtij viti qeveria ka planifikuar të harxhojë 40 herë më shumë për PPP-të, sesa ka alokuar për koronavirusin, 120 milionë euro janë planifkuar për 10 oligarkë dhe 12 PPP-të, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronavirusit.

Gjithashtu PD dhe opozita e bashkuar i bëjnë thirrje sistemit bankar të konsiderojë riskedulimin e kësteve të kredive konsumatore, për shtëpi apo për kredi biznesi për familjarët dhe operatorët ekonomikë, ku këta të fundit e shohin të domosdoshme rishikimin e tyre për shkak të rrethanave të rënduara si rezultat i kësaj krize.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0