Cilat janë kompanitë më të mëdha, që punojnë me bashkitë? - Business Magazine Albania

Cilat janë kompanitë më të mëdha, që punojnë me bashkitë?


FUSHA SHPK, G.P.G. COMPANY SHPK, SALILLARI SHPK, Victoria Invest SHPK, Vëllezërit Hysa janë 5 kompanitë që kanë fituar më shumë kontrata në vlerë, përmes prokurimeve publike, me bashkitë në Shqipëri, nga korriku 2015 deri në 31 janar 2017.

Kompania Fusha është absolutisht më e madhja dhe vlera e kontratave që ajo ka fituar nga bashkitë është sa dyfishi i operatorit të dytë që vjen pas saj.

Të dhënat janë publikuar nga Organizata AIS, promotore e Open Data për Shqipërinë, e cila ka hulumtuar mbi renditjen e operatorëve ekonomik që kanë fituar kontrata përmes prokurimeve publike me Njësi të Qeverisjes Vendore.

Në renditje operatori i parë për vlerën më të lartë të kontratave e mban shoqëria Fusha SHPK, e vetme kjo shoqëri është shpallur 14 herë fituese me tre bashki. Vlera totale e kontratave të saj është 2.2 miliardë lekë. Si e vetme kjo shoqëri ka fituar kontrata me vlerë sa 10% të totalit të vlerës së të gjitha kontratave të monitoruara në periudhën nën hulumtim. Fusha SHPK ka fituar kontrata duke hyrë e vetme pa bashkëpunim me shoqëri të tjera në tre bashki, konkretisht Tiranë, Vorë dhe Rrosovec. Tenderët ku Fusha SHPK ka fituar e vetme janë në sektorin konstruksion, shërbim për pastrim urban dhe shërbime gjelbërimi. Tenderat kryesor sa i takon vlerës janë faza e parë dhe e dytë e Rikualifikimit të Sheshit Skëndërbej. Kontratë me vlerë mbi 100 milionë është edhe Ndërtimi i Parkimit Nëntokësor po Sheshi Skëndërbej. Ndërsa në bashkim operatorësh me interes shfaqet kjo kompani edhe në bashkëpunim me Everest SHPK. Bashkimi i dy shoqërive rezulton si operator fitues në tenderin për Rivitalizimin e Sheshit Publik para hyrjes së Portit.

Në vendin e dytë në renditje është shoqëria G.P.G Company SHPK, kjo kompani ka fituar 14 tendera me 11 bashki. Ndërsa kontratat me vlerë mbi 100 milionë kjo kompani i ka me bashkitë Mirditë, Korçë, Delvinë dhe Kavajë.

Renditja vendos në vendin e tretë shoqërinë Salillari, e cila ka 11 kontrata me 7 Bashki të ndryshme. Vorë, Tiranë, Divjakë dhe Fier janë bashkitë ku shoqëria Salillari ka kontratat me vlera mbi 100 milionë lekë. Salillari është shoqëria që ka fituar tenderin për Rikualifikimin e Pazarit të Ri.

Në renditje janë konsideruar Operatorët Tenderues. Shpesh operatorët ekonomik janë shoqëri biznesi që futen në garë të vetme. Por shfaqen edhe bashkime operatorësh që konkurrojnë si një operator i vetëm. Në renditjen e realizuar është konsideruar renditja sipas operatorëve. Kështu një shoqëri e vetme mund të na shfaqet disa herë në renditje si pjesë e disa bashkime operatorësh.

burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0